Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, zbulohet emri ‘i cmendur’ qe i ka kerkuar drejtuesve per mesfushen!

Conte, zbulohet emri ‘i cmendur’ qe i ka kerkuar drejtuesve per mesfushen!
Inter Club Staff

Qe Arturo Vidal eshte nje nga emrat ne krye te listes se Interit  per sezonin e ri tashme nuk eshte me nje mister.

Ashtu nuk eshte edhe fakti se kete lojtarin e deshiron me ngulm mbi te gjithe, Antonio Conte, i cili ka nje deshire te pamase per ta perqafuar perseri si zikalter pas shume faqeve te shkruar bashke ne Torino.

Ne Viale della Liberazione nderkohe, sipas asaj qe tregon calciomercato.com, po vleresojne nese duhet ta bejne kete goditje apo jo.

Por gjithmone sipas tyre, Interi po mendon per nje lojtar tjeter per mesfushen, nje emer qe konsiderohet ‘i cmendur’ dhe qe ka qene kerkese e pare e Contes.

Behet fjale per Sergei Milinkovic-Savic, nga Lazio, por ai kushton nje ‘qerre’ me para: shume per kasat e Interit.

Prandaj drejtuesit zikalter jane dorezuar perballe emrit Arturo Vidal qe eshte thene nga Conte dhe qe ne nje moment te pare nuk ka gjetur dakordesi nga Marotta dhe Ausilio.

Ai do te mbushe 33 vjec ne 22 maj, dhe do te kushtonte jo pak per moshen qe ka, por duke qene se Interi ka nje pamundesi per te arritur te Milinkovic ne nje merkato ku pritet te shpenzoje shume edhe per Tonalin dhe krahet, zikalterit mund te vendosin qe te plotesojne deshiren e Contes per Vidal.

“Por mos harroni edhe dicka: nje plan B mbetet edhe rikthimi i Radja Nainggolan. Por eshte nje plan B qe ka pak mundesi te ndodhe. Conte ne kete moment deshiron Vidal pasi i eshte thene se Sergei eshte i paarritshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.