Corriere e kthen ne humor: “Mos e besoni po deshet, por Mazzarri ndaj Interit do te luaje me…”
Diten e sotme, Corriere dello Sport ka dashur te ndalet me shume te kundershtari i Interit, Cagliari i Walter Mazzarrit.
Ata ne nje moment te caktuar e kane kthyer edhe ne humor modulin qe Walter Mazzarri po mendon te perdore kunder Interit.
Duket se tekniku i Cagliarit do te jete i detyruar qe ta nderroje formacionin pikerisht per mungesen e Nahitan Nandez.
“Keshtu, Walter Mazzarri kthehet aty ku eshte gjykuar shume per formacionin e tij me tre mbrojtes te qendres.”
“Per ironi te fatit, kete formacion Inter e perdor prej tre sezonesh tashme dhe kur Mazzarri ishte ne Milano, ishte gjeja me e sulmuar nga tifozeria.”
“Por nuk mbaron me kaq: Mazzarri do te donte te luante me kete formacion neser, por nuk e ka te mundur dicka te tille.”
“Atij i mungon Nandez dhe Strootman, keshtu qe per kete arsye, per mungesen e nje lojtari te mirefillte ne te djathte, tekniku do te heqe dore nga 3-5-2 i tij.”
“Mos e besoni po deshet, por Mazzarri ndaj Interit do te luaje me nje skeme me kater mbrojtesa, nje skeme qe Mazzarri nuk e ka qef aspak. Duket se ne Milano per te eshte e mallkuar skema me tre mbrojtesa.”