Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere e pameshirshme me nje lojtar te Interit: “Ky eshte lideri i skuadres? Ne 12 ndeshjet e fundit vetem 1 here ka…”

Corriere e pameshirshme me nje lojtar te Interit: “Ky eshte lideri i skuadres? Ne 12 ndeshjet e fundit vetem 1 here ka…”
Inter Club Staff

“Deciziv dhe i frikshem ne kampionat por nje fantazme ne Europe”. Keshtu eshte shprehur Corriere dello Sport per nje nga lojtaret zikalter diten e sotme.

Normalisht, pas ndeshjes se humbur ndaj Real Madrid, nuk kane munguar as kritikat ne faqen e te perditshmes italiane per lojtaret zikalter.

“E kemi fjalen per Lautaro Martinez. Ai nuk ka mundur edhe njehere tjeter qe te marre skuadren per dore dhe ta dergoje drejt nje objektivi prestigjoz.”

“Por eshte e frikshme se si ai ne Champions League kthehet ne nje lojtar normal dhe ne stadiume si Bernabeu zhbehet fare.”

“Ishte nje ndeshje ku i duhej dorezuar Interit vendi i pare por ai vendosi ti dorezohej stadiumit dhe kundershtareve duke u bere nje hije e shokeve ne fushe.”

“Ishte mundesia e disate per tu vene ne dukje, por ai deshtoi persri. Toro e ka mbyllur kete sezon ne Europe me nje “0” te madhe ne tabele.”

“Ka luajtur ne cdo ndeshje, por ka deshtuar qe te shenoje po tek te gjitha. Edhe pse keto ndeshje i ka luajtur si titullar.”

“Por ka edhe me shume. Lautaro ne 12 ndeshjet e fundit ne Champions League ka shenuar vetem nje here dhe kjo eshte gjithashtu e frikshme.”

“Me siguri qe per te arritur nivelet qe ai kerkon duhet te filloje te beje dicka edhe ne Europe. Per tu kurorezuar si nje nder me te miret, duhen ndeshje te medha edhe ne Champions.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.