Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i PSG: “Icardi? Jemi shume te lumtur qe e kemi. Doni te dini a do ta blejme ne fund te sezonit? Te shohim.”

Presidenti i PSG: “Icardi? Jemi shume te lumtur qe e kemi. Doni te dini a do ta blejme ne fund te sezonit? Te shohim.”
Inter Club Staff

Mauro Icardi ka kaluar tek Paris Saint Germain ne diten e fundit te merkatos por duket se lajmet rreth te ardhmes se tij nuk do te mungojne.

Pikerisht per kete ceshtje ka folur edhe presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili ishte prezent dje ne asamblene e pergjithshme te ECA.

Ai ka folur nder te tjera edhe per Mauro Icardin dhe transferimin e tij tek klubi francez.

Keto kane qene fjalet e tij: “Eshte me te vertete nje sulmues i madh, jemi shume te lumtur qe kemi arritur ta transferojme ne Paris.”

“Numrat e tij ne Serie A tregojne se eshte shume i forte si sulmues dhe i kompletuar. Prandaj besojme shume tek ai kete sezon. Jemi te lumtur qe e kemi.”

“Doni te dini a do e blejme ne fundin e sezonit? Te shohim, te shohim…”

Zakonisht, presidenti i Paris Saint Germain eshte shume i rezervuar tek pergjigjet qe jep per merkaton por kesaj radhe eshte ndalur dhe ka folur per te pas mbledhjes se ECA.

Ata do te takohen perseri ne daten 24 shtator ne Ljubjane dhe ne dy ditet e ardhshme ne Munich te Gjermanise per bordin e ECA.

Keshtu, pritet qe te kete nje takim tjeter edhe me Steven Zhang gjate diteve ne vazhdim sepse presidenti i Interit sapo ka hyre ne ECA me te drejta te plota (nga dita e djeshme).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.