Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere habitet me zikalterit: “Ky Inter nuk vdes kurre: si ka mundesi qe kane arritur te marrin 10…”

Corriere habitet me zikalterit: “Ky Inter nuk vdes kurre: si ka mundesi qe kane arritur te marrin 10…”
Inter Club Staff

Kater here poshte, ne disavantazh, e po kaq here Interi ka arritur te dale nga fusha e lojes me pike duke mos humbur.

Corriere dello Sport eshte habitur me kete fakt dhe ka shkruar diten e sotme per kete gje qe ka ndodhur me Interin ne kater ndeshje te ndryshme.

“Ka ndodhur ndaj Verones, Fiorentines, Atalantes dhe Sassuolos. Kjo tregon kapacitetin e Kampioneve te Italise qe te rifuten ne ndeshje po aq here sa duken jashte.”

“Normalisht ne keto raste ka qene thelbesore edhe karikimi nga ana e Simone Inzaghi, me disa levizje taktike dhe motivimin qe ai i ka bere lojtareve.”

“Jane plot 10 piket e fituara nga Interi nga situata disavantazhi ne kete sezon: askush nuk ka bere me mire ne Itali.”

“Ne transferte Interi ka bere qe te duket me se miri ana e saj me te mire: kapaciteti per ti bere balle veshtiresive.”

“Perjashtim ben vetem ndeshja ne Ferraris, ku Sampdoria ka arritur te barazoje dy here skuadren zikalter duke evituar humbjen.”

“Nderkohe, ne tre raste te tjera: ndaj Verones, Fiorentines dhe Sassuolos, Interi ka qene tre here ne disavantazh dhe ka arritur te fitoje ne fund.”

“Vetem ndaj Atalantes zikalterit nuk kane arritur te fitojne pasi kishin shkuar ne disavantazh 1-2, por kane barazuar. E kushedi si do te kishte shkuar edhe ajo ndeshje nese Dimarco do e kishte shenuar ate penallti.”

“Me pak fjale ky Inter nuk vdes kurre: si ka mundesi qe kane arritur te marrin 10 pike? Mbase formulen ekzakte e di vetem Inzaghi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.