Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,037 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi nxjerr ne shitje Vecinon? Ja sa eshte fiksuar cmimi i tij nga Ausilio!

Corriere – Interi nxjerr ne shitje Vecinon? Ja sa eshte fiksuar cmimi i tij nga Ausilio!
Inter Club Staff

Eshte njeriu i Champions, njeriu qe beri qe tifozet e Interit te shperthenin si asnjehere me pare ne shtate vitet e fundit por edhe njeriu qe beri klubin te kapi nje objektiv te mrekullueshem qe ka ndryshuar fytyren e skuadres dhe merkaton e Interit ne kete vere. 

Po flasim per Matias Vecino dhe shume zerat qe qarkullojne per te, per njeriun qe shenoi me koke 3-2 deciziv ne Olimoico ndaj Lazios ne takimin direkt ne 20 maj.

Chelsea, nese tekniku i tyre do te jete Maurizio Sarri, mund te kerkoje shume shpejt lojtarin, ish-nxenes i tij tek Empoli.

Kerkesa e Interit per momentin mund te jete tek 35 milione euro qe me pas ato te ri-investohen ne sulm me shume mundesi.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport per kete:

“Ardhja e nje sulmuesi krahu tek Inter do te thote nje strategji te qarte per Interin: mbase me shume mundesi Matias Vecino do te nxirret ne merkato (nese nuk eshte nxjerre ende).”

“Mesfushori uruguajan, i cili eshte i impenjuar keto dite me kombetaren e tij si titullar, mund te perfundoje tek Chelsea i Maurizio Sarrit dhe Ausilio duket se e ka vendosur cmimin per te: 35 milione euro per sherbimet e lojtarit.”

“Para keto qe do te investoheshin direkt nga zikalterit ne merkato e sidomos ne sulm ku emrat e Malcom dhe Politano kane kohe qe qarkullojne ne ambjentet zikalter. Te dy do te vinin ne huazim me te drejte blerje.”

“Nderkohe ne kete moment largohet pista qe te dergon tek William Carvalho.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.