Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

141 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Lautaro, Inter apo Barca? Ja si ja ne gjerat sot per sot

Corriere – Lautaro, Inter apo Barca? Ja si ja ne gjerat sot per sot
Inter Club Staff

Inter ne kete moment nuk eshte se ka per qellim qe te shese Lautaro Martinez dhe kjo gje dihet tashme qe nese do te ndodhe, do te ndodhe vetem nese lojtari kerkon shitjen dhe nese oferta do te kape klauzolen. 

Por nderkohe, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, Toro nuk ka dyshime ne kete moment.

Nga njera ane, edhe pse eshte i tunduar nga nje e ardhme me Messin, nga ana tjeter do te qendronte me deshire tek Interi sepse gjendet shume mire ne Milano.

Por si gjithmone, ne fund do te jete ai qe do te vendose. Kjo sepse eshte edhe nje ceshtje teknike ne mes: Lautaro shihet si zevendesuesi i Luis Suarez tek Barcelona por ky i fundit eshte ende ne Barcelone. A do te shkonte Lautaro per te luajtur nje sezon si zevendesues atje?

Argjentinasi do te largohej vetem per nje pozicion titullari dhe protagonisti dhe prandaj nuk eshte se e ka me kaq nxitim largimin nga Interi. Nese ai do te vazhdoje me keto paraqitje, cdo sezon ne dyert e Interit do te trokasin skuadrat me te mira ne Europe.

Sipas Corriere dello Sport, sot per sot, peshorja anon nga ana e Interit dhe Lautaro deshiron te qendroje. Se cfare e pret tek e nesermja, askush nuk e di. Por edhe sinjalet ne rrjetet sociale nuk duhen nenvlersuar ne kete kohe qe po jetojme sot. E keto sinjale thone vetem nje skuader: Inter

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.