Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere ndez alarmin: “A e keni pare kalendarin e Interit? Ne 5 ndeshjet e radhes, 3 here luan kunder…”

Corriere ndez alarmin: “A e keni pare kalendarin e Interit? Ne 5 ndeshjet e radhes, 3 here luan kunder…”
Inter Club Staff

Nje muaj shume intensiv per Interin ky qe po vjen menjehere pas pushimit te kombetareve te muajit tetor.

Sapo zikalterit te rikthehen ne Milano, direkt gjithcka fillon nga transferta e veshtire e Lazios ne oren 18:00 te shtunen.

“Nje cikel i tmerrshem qe do te mbyllet ne daten 7 nentor, ne ate Milan-Inter, ndeshja e fundit perpara pushimit te radhes se kombetareve.”

“Por ne mes Interi do te kete perballje teper te veshtira si ajo ndaj Juventusit ne Meazza dhe dy here me Sheriff.”

“Inzaghi do duhet qe te ngreje shikimin lart dhe te shohe me optimizem, por natyrisht qe perpara do te kete nje kalendar te veshtire.”

“Fundja nje skuader perballet me te gjithe kundershtaret e saj gjate nje sezoni, por rrugetimi mund te duket i komplikuar kur njehere ne tre dite perballesh me skuadra teper te rendesishme.”

“Por ky muaj qe vjen per Interin vendos shume ne lidhje me rrugetimin e saj ne Itali por edhe me ate ne Europe.”

“Per ata qe nuk e kane kuptuar ende, ky eshte kalendari i plote i zikalterve qe te krijojne nje ide me te mire rreth tij:

E shtune, 16 tetor – Lazio-Inter

E marte, 19 tetor – Inter-Sheriff

E diele, 24 tetor – Inter-Juventus

E merkure, 27 tetor – Empoli-Inter

E diele, 31 tetor, Inter-Udinese

E merkure, 3 nentor – Sheriff-Inter

E diele, 7 nentor – Milan-Inter.”

“Pra, ne pese ndeshje totale ne Serie A, zikalterit kane tre takime direkte dhe dy prej tyre ne transferte.”

“Nje kalendar i lehte per askend, por zikalterit duhet te tregojne edhe njehere qe e meritojne te quhen Kampione te Italise.”

“Por jo vetem kaq sepse ne ato dy ndeshje ndaj Sheriff me shume mundesi do te vendoset edhe fati i rrugetimit ne Europe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.