Corriere ndez sfiden: “Inter, cfare lufte ne mesfushe per nje vend titullari ndermjet dy lojtareve: njeri prej tyre po ben gjithcka qe te…”
Edhe Corriere dello Sport flet sot per nje “lufte” te vertete mesfushe per nje vend titullari per ndeshjen ndaj Napolit.
Sipas tyre, Simone Inzaghi ende nuk e ka vendosur se kush do te luaje titullar ne kete ndeshje dhe deri diku ky rivalitet eshte i kuptueshem.
“Ne kete moment qe po flasim, Inter po behet gati qe te luaje nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit.”
“Nderkohe qe nga njera ane ne mesfushe jane dy lojtare qe do te luajne t sigurt si Barella dhe Brozovic, per te tretin ka ende pasiguri.”
“Nga njera ane eshte Calhanoglu qe ne derbi ka luajtur shume mire por nga ana tjeter eshte Vidal qe deshiron te tregoje se vlen pas atij gabimi ne kombetare.”
“Ai mori nje karton te kuq qe ne minuten e 14 duke zhgenjyer keshtu nje komb te tere dhe e shikon ndeshjen me Napolin si nje mundesi per te rifilluar nga e para.”
“Nderkohe, ai qe do te vendose do te jete Simone Inzaghi, qe deri me tani ka pelqyer me shume te nise ndeshjet me Calhanoglu.”
“Por forma e Vidal me Interin ka qene gjithashtu e mire dhe kesaj radhe Inzaghi ndryshe nga reparti i sulmit, do te kete “problemin” e zgjedhjes lojtarin me ne forme.”