Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

275 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta provokon: “Po sikur Inzaghi ti habise te gjithe ndaj Napolit dhe te hedhe ne fushe nje lojtar qe askush…”

Gazzetta provokon: “Po sikur Inzaghi ti habise te gjithe ndaj Napolit dhe te hedhe ne fushe nje lojtar qe askush…”
Inter Club Staff

Inzaghi vlereson nje surprize teper te madhe ne formacionin e dites se diele ndaj Napolit te Luciano Spallettit.

Per kete eshte e bindur edhe La Gazzetta dello Sport qe hedh keshtu nje provokim te madh per ndeshjen e radhes se zikalterve per sa i perket formacionit.

“Nuk eshte folur shume, por Inzaghi po mendon seriozisht te fuse nga minuta e pare Tucu Correa ne vend te Dzekos.”

“Ai po e mendon kete edhe per shume arsye qe shkojne pertej nje zgjedhje te thjeshte strategjike per nje ndeshje si kjo.”

“Mbi te gjitha, Inzaghi eshte i shqetesuar per gjendjen e Dzeko dhe nuk deshiron qe ta rrezikoje nese ai nuk do te jete mire.”

“Ne nje rast te tille, Inzaghi do te vendose qe te luaje me nje dyshe qe eshte totalisht argjentinase ku Correa-Lautaro do te benin gjithcka ne sulm.”

“Dzeko vjen nga dhjete dite ku ka qene totalisht i ndalur per shkak te demtimit dhe nuk ka luajtur dot me Bosnjen asnje minute.”

“Per sulmuesin prej ditesh jane bere disa stervitje individuale dhe vetem diten e djeshme eshte rikthyer ne stervitje me grupin.”

MILAN, ITALY - OCTOBER 31: Edin Dzeko of FC Internazionale points to someone in the crowd to team mate Joaquin Correa as they leave the field of play in substitutes coats following the final whistle of the Serie A match between FC Internazionale and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on October 31, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Jonathan Moscrop/Getty Images)

“Teknikisht eshte i rekuperuar, por nuk po diskutohet kjo gje. Nuk po flet njeri per grumbullimin e tij apo jo ne kete ndeshje.”

“Vleresimi i Inzaghit eshte ekskluzivisht per minutazhin qe Dzeko ka ne kembet e tij. Dyshimi atehere eshte nje dhe i vetem.”

“Me mire ta hedhesh ne fushe dhe ta zevendesosh ne pjesen e dyte apo ta mbash ne stol dhe ta fusesh nese Interi do te kete nevoje per te?”

“Gjithesesi, diskutimi eshte me kompleks se kaq, sepse edhe Lautaro Martinez ka pasur nje problem te vogel ne kombetare.”

“Me pak fjale, ne repartin e sulmit te Interit te gjithe e kane pasur keto dite nje problem te vogel dhe Inzaghi do duhet te mendohet mire.”

“Normalisht, te heqesh dore nga diskush si Dzeko eshte nje vendim shume i veshtire. Por mbase, deri diku mund te jete edhe nje zgjedhje e detyruar…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.