Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – “Nga i pari tek i fundit, te gjithe duhet ta pranojne se Interi sot per sot eshte skuadra qe…”

Corriere – “Nga i pari tek i fundit, te gjithe duhet ta pranojne se Interi sot per sot eshte skuadra qe…”
Inter Club Staff

Pyetja eshte e thjeshte dhe po e bejne te gjithe ne Itali dhe jo vetem: me mire Interi i Inzaghit apo Interi i Contes?

Bilanci do te behet me siguri ne fund te sezonit, por per momentin, mund te themi se Interi aktual nuk ka asgje qe ti kete zili Interit te Contes qe u shpall Kampione e Italise si ne nivel loje, por edhe ne nivel rezultatesh. Perkundrazi.

Inzaghi erdhi tek Interi dhe u perball direkt me largimin e Lukaku, Hakimit dhe padisponueshmerine e Eriksen.

Direkt ne ajer u ngriten shume dyshime per kompetivitetin e Interit. Per mundesine e tyre reale per tu perballur me kete kampionat.

“Inter ne fakt sot eshte e para ne klasifikimin e Serie A. Conte e kishte marre vendin e pare vetem pas javes se 22.”

“Ne kete moment Inter ka marre 40 pike ndersa vitin e kaluar kishte 37 pike. Ka shenuar te njejtin numer golash, 43, por ka pesuar shume me pak: 15 kunder 23.”

“Nderkohe, ka edhe dicka tjeter qe askush nuk duhet ta harroje: Inter ka marre edhe nje kualifikim ne Champions League, dicka qe Conte nuk e arriti dot kurre.”

“Inter eshte nje skuader shume solide dhe ne te njejten kohe, eshte nje skuader qe nuk parashikohet dot duke pasur 15 shenues te ndryshem.”

“Ben nje loje spektakolare. Ne fakt, nga i pari tek i fundit, te gjithe duhet ta pranojne se Interi sot per sot eshte skuadra qe ben futbollin me te bukur dhe me te mire ne Itali.”

“Edhe Conte ndryshoi rruge pas javes se 8, sepse pesonte shume gola. Por ai vendosi te luaje me kundersulm ndersa Inzaghi eshte dicka tjeter. Ka rritur presingun duke mos humbur aspak kompaktesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.