Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter duhet te kete kujdes sepse ka ne skuader endrren e madhe te Pep Guardiola: ai eshte…”

“Inter duhet te kete kujdes sepse ka ne skuader endrren e madhe te Pep Guardiola: ai eshte…”
Inter Club Staff

Ne Sky Sport, Matteo Marani, ka qene diten e djeshme prezent dhe eshte ndalur te flase per Lukaku dhe Dybala.

Atij i eshte bere nje pyetje per ata te dy, e cila ka qene: “A do i fusje keta dy lojtare ne grupin e kampioneve boteror?”, dhe pergjigja e Marani ka qene si me poshte.

“Jane klasifikime teper te veshtira. Por ne kete pyetje, ka edhe shume subjektivitet. Varet shume edhe nga kampionati ku ata luajne.”

“Talenti eshte i lojtarit, por nese luan me nje tranjer si Guardiola, me siguri qe rritet mundesia per te bere nje loje te caktuar.”

“Do te isha kurioz te shikoja Dybala ne duart e Guardiola. Mendoj se do te dilte dicka shume e bukur nese ai do te punonte me argjentinasin.”

“Nderkohe Inter duhet te kete kujdes sepse ka ne skuader endrren e madhe te Pep Guardiola: ai eshte Romelu Lukaku.

“Eshte pikerisht belgu ne qender te deshirave te spanjollit. Ai deshiron Lukaku. Guardiola nuk zgjedh nje sulmues, ai deshiron sulmuesin me te forte ne kete moment dhe ai eshte Lukaku.”

“Por Guardiola nuk e ka aspak te lehte: Lukaku nuk leviz nga Milano sepse Interi do te thote jo dhe tentativat per diskutime kane deshtuar te gjitha.”

“Lukaku po sposton kampionatin. Do te meritonte nje shifer shume te majme per te levizur nga nje realitet si ai i Interit.”

“Por a eshte ne gjendje Manchester City te paguaje aq sa kerkon Interi? Mbase Lukakut mund ti jape aq sa deshiron ai, por te paguash 100 e kusur milione ne kete kohe si kjo, duket e veshtire.”

“Gjithesesi, edhe vete belgu tek Interi ndihet shume mire dhe ai nuk deshiron te largohet nga Milano zikalter.”

“Nderkohe Interi nga ana e saj nuk mund te privohet nga lojtari me i mire qe ka. E perseris, eshte ai qe ka spostuar ekuilibrin ne kete kampionat.”

“Ka qene ai pika e balancimit per klubin zikalter dhe per skuadren e Contes. Pa te Interi ka vuajtur shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.