Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere nuk permbahet: “Harrojeni Juventusin e Contes: Interi i tanishem eshte nje skuader qe…”

Corriere nuk permbahet: “Harrojeni Juventusin e Contes: Interi i tanishem eshte nje skuader qe…”
Inter Club Staff

Lukaku dhe Lautaro jane ne kete moment diamanti i rralle dhe i cmuar i Interit sepse jane kthyer ne nje makineri golash.

Corriere dello Sport kujton se si me 65 gola ne 27 ndeshje ne kampionat, Interi ka nje mesatare prej 2,4 golash per ndeshje.

“Harrojeni edhe Juventusin e Contes qe nga shume eshte pare si nje makineri perfekte: Interi i tanishem eshte nje skuader qe shenon edhe me shume se ajo.”

“As te Juventusi por as te Chelsea, ku ai ka fituar kampionatin, Conte nuk kishte arritur kurre qe te kishte nje sulm kaq te rende.”

“Ne Angli per shembull, Blues u ndaluan te 85 gola ne fund te sezonit, ndersa maksimumi i arritur me Juventusin ka qene 80.”

“Nderkohe, vitin e s kuar, Interi u ndal te 81 gola te shenuar. Jo pak, por me gjase kete sezon ky numer do te kalohet.”

“Ne koherat e Juventusit, Conte mund te besonte edhe te lojtare te tjere pervec sulmit per te shenuar, me Vidal dhe Marchisio qe shenonin jo pak.”

“Nderkohe te Chelsea golashenuesit kane qene Hazard dhe Diego Costa me 16 dhe 20 gola.”

“Ne Milano po komandon Lukaku de Lautaro me 33 gola ne total, por edhe te tjeret nuk eshte se po mungojne ne apel. Deri me tani jane 13 shenuesit e ndryshem ne skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.