Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

848 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Spalletti, nuk te mjafton derbi: Marotta ka vendosur zevendesuesin e tij dhe shkarkimin ne fundin e sezonit!

Corriere – Spalletti, nuk te mjafton derbi: Marotta ka vendosur zevendesuesin e tij dhe shkarkimin ne fundin e sezonit!
Inter Club Staff

Gjen plot hapsire sot ne mediat e shkruara fitorja e Interit ne derbi diten e djeshme. 

Nese nga njera ane thuhen elozhe per skuadren dhe tranjerin e Interit, duket se Corriere della Sera ka nenvizuar edhe njehere se si veshtiresite e sezonit nuk mund te kalojne me nje ndeshje te fituar ndaj Milanit.

Sipas tyre, Luciano Spalletti do te shkarkohet nga Marotta ne fundin e sezonit dhe kjo gje eshte e sigurt tashme ne ambjentin zikalter.

Per me shume, ky eshte shkrimi i Corriere della Sera: 

“Pavarsisht fitores ne derbi, jane shume te pakta mundesite qe Luciano Spalletti te qendroje tek Interi sezonin e ardhshem pavarsisht dy vitet ne kontrate qe ai ka me zikalterit.”

“Shihet si dicka e pamundur per personat afer me ambjentin zikalter qe ai te qendroje ende ne krye te skuadres.”

“Shume, shume situata negative plus ate te Icardit jane regjistruar ne dhomat e zhveshjes dhe shpesh here nuk jane menaxhuar shume mire nga tekniku zikalter.”

“Por kush do te vije ne vend te tij? I pari ne liste dhe i perzgjedhuri i Marottes eshte Antonio Conte por nese nuk do te arrihej dot tek ai, atehere Marotta do te sillte ne Meazza tranjerin e Chelesas, Maurizio Sarri qe mund te largohet nga londinezet ne fund te sezonit.”

“Luciano Spalletti mund te qendroje vetem neser Conte dhe ish-tranjeri i Napolit do i thonin jo Interit. Marotta ne kete rast do te mbaje Spallettin dhe do te tentoje qe te rregulloje mardhenien e tranjerit aktual me Icardin, gje qe e ka tentuar disa here.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.