Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Conte ka gjetur nje aleat te forte tek Interi qe e mendon fiks si ai.”

Corriere zbulon: “Conte ka gjetur nje aleat te forte tek Interi qe e mendon fiks si ai.”
Inter Club Staff

Antonio Conte dhe Interi do te vazhdojne perpara se bashku? Te gjitha te bejne te mendosh se nje qendrim i tij tek Interi eshte me shume se i mundur.

Edhe per shkak se ka pasur disa divergjenca ndermjet teknikut zikalter dhe drejtuesve, Conte pritet te konfirmohet.

Tranjeri i Interit pret nje revolucion ne merkato, me disa blerje te rendesishme per te fituar menjehere dicka me rendesi.

Klubi nderkohe nga ana e tij frenon, sepse e gjithe bota e futbollit eshte e prekur nga situata ekonomike e post-pandemise.

Por te gjitha palet duket se jane te gatshem te diskutojne dhe te marrin vendime per te miren e perbashket.

Conte, sipas Corriere dello Sport, nuk ka nga ana e tij vetem te besuarin e tij “Lele Oriali”.

Por ai me sa duket, ka nga ana e tij edhe nje aleat tjeter te forte: Javier Zanetti qe me sa duket, eshte totalisht dakort me Conten.

“Qe nga fillimi i aventures se tij ne Pinetina, te dy ata kane qene perkrah njeri-tjetrit dhe ndajne te njejtat shqetesime per ceshtjet me te nxehta te merkatos dhe per programimin e saj per 2020-21.”

“Eshte e thjeshte te imagjinohet”, shkruan perseri Corriere derllo Sport, e cila thekson se “ata qe duhet te marrin mesazhin e kritikave te Contes jane Marotta, Ausilio dhe Antonello.”

“Contes i vjen keq per gabimet qe jane bere ne programin ne veren e shkuar dhe kerkon nga drejtuesit qe ata te levizin ne merkato me largpamesi.”

“Ne prag te fushates se re te transferimeve, Conte deshiron ide te qarta qe te jene ne nje linje me idete e tij te futbollit.”

“Ai e di qe situata post-pandemi nuk eshte e lehte, por e lehte nuk eshte as te fitosh pa blerjet e duhura.”

“Dhe kjo eshte nje pike qe eshte dakort gjithesecili ne klub: te gjithe duan te fitojne, te gjithe e kuptojne Conten, jo te gjithe jane dakort me pas per menyren se ai i kerkon gjerat.”

“Gjithesesi, Conte i ka aleatet e tij, dhe ata jane njerez me peshe ne klub. Zanetti dhe Oriali do te bejne gjithcka per ta ndihmuar. Fundja, Conte deshiron vetem permiresimin e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.