Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez konfirmon: “Pothuajse jam nje lojtar i Interit. Sapo te kthehem ne Argjentine…”

Lautaro Martinez konfirmon: “Pothuajse jam nje lojtar i Interit. Sapo te kthehem ne Argjentine…”
Inter Club Staff

Ka ardhur grumbullimi i pare me kombetaren e tij per Lautaro Martinez, sulmues i Racing de Avalleneda dhe qe ne te ardhmen e tij ka Interin.

Talenti i ri argjentinas ka folur sot per mediat e vendit te tij per gjithcka cfare ka ndodhur keto kohe.

Ja fjalet e tij:

“Ka ardhur gjithcka shume shpejt, jam pak i surprizuar – ka pranuar Martinez -. Kam punuar shume per te qene ketu dhe jam shume i lumtur.”

“Per pak dite do te perjetoj dicka qe e kam enderruar cdo dite qe femije. Do te luaj me kombetaren e vendit tim.”

“Mezi po pres te takoj shoket e skuadres, grupin, jo vetem Messin.”

“Deshiroj qe te hy ne fushe dhe te shenoj gol, kjo eshte ajo qe kam enderruar keto dite. Jam ne dispozicion te plote te tranjerit per cdo gje qe ai do te me kerkoje ne fushe.”

Pyetjes per nje transferim te mundshem tek Interi, argjentinasi per here te pare e ka pranuar qe tashme cdo gje eshte e vendosur.

Image result for lautaro martinez intervista

“Pothuajse cdo gje eshte sistemuar, ka disa detaje te vogla, por kur te kthehem ne Argjentine do te kem nje takim me perfaqesuesit e mi dhe do te sistemojme cdo gje.” – ka deklaruar El Toro.

“Si mund te luaj mire duke e ditur qe jam shitur tek Interi? Une vazhdoj ta perseris: mendimi im i vetem ne kete moment eshte vetem per Racing. Dua te jap 100% per klubin tim. Po punoj per objektivat e te gjitheve. Pas qershorit po do te mendoj per gjerat e tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.