Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndryshon komplet e ardhmja per nje nga blerjet e bujshme te merkatos se shkuar? Marotta duket i bindur per te konfirmuar Godin!

Inter, ndryshon komplet e ardhmja per nje nga blerjet e bujshme te merkatos se shkuar? Marotta duket i bindur per te konfirmuar Godin!
Inter Club Staff

Diego Godin mund te vazhdoje me te vertete rrugetimin e tij tek Interi edhe sezonin e ardhshem ndryshe nga sa eshte folur gjithe kete kohe.

Goli ndaj Torinos ka bere qe ai te shenoje nje faqe te rendesishme ne historine e tij me Interin dhe kete gje e ka thene tekstualisht edhe ne intervisten pas ndeshjes.

Sipas asaj qe shkruan Il Giorno, klubi zikalter nuk po e mendon me aspak nje shitje te uruguajanit per sezonin e ri.

“Drejtuesit e Interit sot per sot, me ne krye administratorin e deleguar te Interit duken te bindur per sezonin e ri.”

“Ata duan ta mbajne nje njeri me eksperiencen e tij edhe sezonin tjeter e nuk jane me ne mendjen per ta shitur.”

“Operacioni eshte i lehte: uruguajani eshte nen kontrate me Interin por nuk deshiron te largohet edhe pse ka luajtur pak.”

“Deri me tani, ai nuk eshte shprehur ne nivelet e tij por ne ndeshjet e fundit ka ndryshuar dicka e ai ka qene nder me te miret.”

“Prandaj, edhe Conte mendon se ai mund te jape nje ndihme te konsiderueshme per sezonin e ri. Dicka qe nuk e mendon per shembull per Skriniar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.