Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

980 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nilton: “Inter? Nje nga skuadrat me te medha europiane. Atje ka luajtur Ronaldo dhe une…”

Nilton: “Inter? Nje nga skuadrat me te medha europiane. Atje ka luajtur Ronaldo dhe une…”
Ardi Deda

Ne nje interviste te gjate te dhene per Corriere dello Sport, objektivi i mundshem i merkatos se Inter, Nilton, ka hapur mundesine per te ardhur per te luajtur ne Europe: “Nese do te largohem? Nuk kam thene kurre qe do te largohem ne korrik. Enderroj te luaj ne nje skuader te madhe europiane, por nuk eshte e thene qe te ndodhe pas disa muajsh. Me Cruzeiro kam dhe nje vit e gjysem kontrate dhe mund te shkoj ne Europe dhe ne 2015. Ne muajt e ardhshem do te vendos nese do rinovoj kontraten, por tani dua te mendoj vetem per fushen, te bej mire me skuadren time. Me ndjekin shume skaudra? Po, por kam kaluar tashme te njejten situate nje vit me pare. Edhe atehere flitej per klube te gatshme per te me blere pasi kishim fituar kampionatin brazilian megjithate qendrova tek Cruzerio. Kush me ka kerkuar? Emrat e skuadrave nuk jua them, por ishin skuadra italiane, spanjolle dhe franceze. Veren e ardhshme si do te perfundoje? Nuk e di. Per momentin qarkullojne zera. Agjenti im, Wagner Riberio, merret me kete ceshtje dhe nuk me ka thene akoma asgje. Do te thote qe nuk ka asgje konkrete. Inter? Te gjithe e njohin Inter, nje nga skuadrat me te medha italiane dhe europiane. Atje ka luajtur Ronaldo, fenomeni, nje kampion i cili ka qene nje idhull per te gjithe brazilianet. Inter eshte nje skuader e madhe dhe shume nga bashkekombasit e mi kane marre kenaqesi ne Milano, dhe kjo gje ka ndodhur dhe me ata qe kane qene ne Rome. Ke njoh? Taddei dhe Maicon tek Roma dhe Hernanes tek Inter. Kunder tij kam luajtur kur ai ishte tek San Paolo dhe une tek Corinthians. Eshte nje mesfushor i madh. Ne tv shoh shume ndeshjet e Premier League, te liges spanjolle dhe te Serie A. Kampionati juaj eshte i ndryshem nga ai brazilian: ka lojtare shume teknike dhe ekuiliber te madh ne fushe. Degjoj te thuhet qe futbolli juaj eshte ne krize, po mua me duket i bukur, konkurrues dhe emocionues. Nuk ka ndonje ndeshje me rezultat te sigurte dhe cdo ndeshje eshte nje beteje. Do te me pelqente te masja veten ne te ardhmen ne nje realitet te tille. Besoj se ne Serie A do te rritesha dhe do te permiresohesha. Karakteristikat e mia? Jam agresiv, me force fizike dhe vrapoj shume. Mendoj se jam i mire ne fazen e mbulimit, por edhe i afte per tu hedhur dhe per tu futur ne zonen gol. Ne kampionatin e kaluar qe e kemi fituar, ndonje gol e kam shenuar. Edhe me koke… Jam 1 meter e 85 centimetra i gjate dhe me pelqen te hidhem me koke ne zonen kundershtare. Seria A ne te ardhmen? Perse jo? Shume brazilian qe kane ardhur ne Serie A kane pasur nje karriere te rendesishme dhe Seria A ka qene nje pike e rendesishme e karrieres se tyre. Mendoj midis te tjereve dhe shokun tim Julio Baptista. Ndoshta do te ndodhe keshtu edhe me mua, por tani nuk e njoh te ardhmen time. Shpresoj qe te luaj akoma futboll per shume vite sepse sporti eshte jeta ime. Nese do me therriste Inter? Jam nje lojtar i Cruzerio. Mos me beni pytje te tilla (qesh) . Dua te fitoj akoma ketu, ne Brazil, dhe me pas te konfirmohem ne Europe ku luhet futboll i nje niveli tjeter”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags