Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

578 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Milani po ben gjithcka qe te riktheje ne Milano nje ish-lojtar te Interit: behet fjale per…

Corriere zbulon: “Milani po ben gjithcka qe te riktheje ne Milano nje ish-lojtar te Interit: behet fjale per…
Inter Club Staff

Me sa duket ne Serie A vitin e ardhshem mund te shohim perseri Mauro Icardin, ish-kapitenin e Interit, por jo te zikalterit.

Per te ka filluar te vendose kontaktet e para me Paris Saint-Germain drejtuesi i Milanit, Paolo Maldini i cili po tenton rikthimin e madh.

“Me Ibrahimovic shpesh te demtuar dhe me Mandzukic qe nuk do te konfirmohet ne Milano sezonin e ardhshem, Milani po kerkon nje pyke per sulmin e saj.”

“Keto jane lajmet e para qe vine nga Milanello dhe me sa duket syte jane kthyer ne menyre serioze nga ish-kapiteni zikalter.”

 

Kete gje shpjegon Corriere della Sera, e cila shkon edhe me tej dhe zbulon edhe detaje per kete operacion te mundshem.

“E sigurit qe ne kete moment pelqehet shume Vlahovic, por Fiorentina nuk ka shans ta leshoje ate per me pak se 40 milione euro.”

“Prandaj situata per sa i perket Icardit mund te jete ajo e duhura duke qene se edhe vete lojtari ka kerkuar te largohet ne fund te sezonit per shkak te minutave te pakta.”

“57 milione eurot e shpenzuara per te nje vere me pare duken si nje mirazh i larget edhe pse per Milanin nje pengese e madhe mund te jete rroga e tij prej 9 milione eurosh ne sezon nee Paris.”

“Mbase Milan po shpreson edhe per nje tratative te vendosur mbi bazen e nje huazimi dhe PSG mund te jete edhe dakord. Por priten te reja per kete. Natyrisht qe nje rikthim i Icardit ne Serie A te Milani, Interit nuk do i pelqente aspak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.