Inter, Marotta merr vendimin perfundimtar per nje lojtar dhe shpeton 20 milione euro: “Nuk do te kthehet ne Milano…”
Ka pasur nje kthese te plote U. Jo vetem per strategjite e se ardhmes, por edhe per te tashmen e Interit.
Ne kete rast, behet fjale per 20 milione euro te kursyera nga nje vendim i fundit i Beppe Marottes per Zinho Vanheusden.
Lojtari belg ishte perfolur shume ne ditet e fundit per nje rikthim ne Milano por ky rikthim nuk ka ndodhur dhe nuk do te ndodhe.
Kete e shkruan sot Tuttomercatoweb.com e cila konfirmon se tashme klubi i Zhang ka vendosur perfundimisht: Zinho nuk do te kthehet ne Milano.
“Interi nuk do ta riktheje Zinho Vanheusden ne Milano. Interi duhet ta merrte kete sezon mbrapsht qe te mos digjte klauzolen e riblerjes por kjo nuk do te ndodhe.”
“Ne kete moment jane konsideruar shume 20 milione eurot per rikthimin e tij, edhe pse zikalerit e pelqejne shume mbrojtesin qe ka qene edhe i pafat me demtimet.”
“Ai ka luajtur 55 ndeshje ne kampionatin belg ne tre sezone plus njembedhjete ne Europa League: kjo per faj te demtimeve. Por per momentin te jemi te sigurt: Zinho nuk do te kthehet ne Milano.”
“Interi po shikon per repartin e mbrojtjes se saj per sezonin e ardhshem ndonje parameter zero dhe nuk pritet te beje ndonje investim te madh ne nje repart ku ka tre titullare te padiskutueshem.”