Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2020

Scroll to top

Top

267 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Zhvillim i madh nga Parisi: PSG ka vendosur te bleje Icardin, ja detajet!

Corriere – Zhvillim i madh nga Parisi: PSG ka vendosur te bleje Icardin, ja detajet!
Inter Club Staff

20 golat ne 31 ndeshje duket se kane bindur Paris Saint-Germain te bleje Mauro Icardin nga Interi ne fundin e sezonit. 

Eshte kjo bomba e hedhur kete mengjes nga Corriere dello Sport: e perditshmja romane tregon se tashme gjithcka eshte vendosur.

Kjo gje bie totalisht ndesh me zerat e djeshem se Paris Saint-Germain kishte zgjidhur kontraten me Icardin perpara kohe.

Keto zera me sa duket e kishin origjinen nga Anglia (The Sun) dhe se mediat franceze e kishin marre nga aty lajmin. Mediat e Mbreterise se Bashkuar nuk kane nje ‘nam’ te mire per sa i perket saktesise se lajmeve te tyre.

Keshtu, drejtuesit e klubit parizien kane vendosur qe te paguajne 70 milione eurot e rene dakort me Interin per blerjen e tij pavarsisht se ai ka bere disa pankina kohet e fundit.

Me siguri qe tranjeri Tuchel vitin e ardhshem sdo te jete me tranjeri i Paris Saint-Germain dhe kjo lufte eshte fituar pikerisht nga Leonardo i cili ka qene personi qe nuk e deshiron me ate ne krye te skuadres.

Kjo gje Interit i intereson jo pak: tranjeri nuk e ka me sy te mire lojtarin ndersa PSG nga ana e saj deshiron ta bleje. Blerja e tij per Interin do te ishte nje super plusvalence.

Icardi, tek PSG, do te merrte keshtu fronin e Cavanit ne sulm i cili do te largohet ne fundin e sezonit.

Por mbetet nje pikepyetje vetem per sa i perket klauzoles qe nuk dihet ende nese ekziston ne te vertete ose jo.

Flitet se eshte nje klauzole ne kontraten me PSG qe ai mund ta kundershtoje blerjen e tij nga ana e francezeve nese nuk deshiron te transferohet perfundimisht ne Paris.

Kjo eshte e vertete siper njerit prej agjenteve te Icardit dhe eshte e pavertete sipas asaj qe tregon Interi ne rruge jo zyrtare.

Nuk eshte nje diskutim banal ky sepse edhe nese nuk do te ekzistonte kjo klauzole, kush do te ishte ajo skuader qe do te investonte 70 milione euro per te pasur ne shtepi nje sulmues jo te lumtur?

Kjo eshte e vetmja gje qe duhet sqaruar ne te gjithe kete histori por lajmi i mir eshte qe sipas Corriere dello Sport, PSG tashme e ka marre vendimin e saj. Te shohim nese do te shkoje deri ne fund me kete ide.

Me Mauro Icardin dhe Wanda Naren nuk i dihet asnjehre se cfare perfaqeson e ardhmja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.