Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 16, 2018

Scroll to top

Top

507 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Daily Mirror – Inter dhe Arsenal, lufte e vertete ne merkato per talentin francez te Rennes

Daily Mirror – Inter dhe Arsenal, lufte e vertete ne merkato per talentin francez te Rennes
Inter Club Staff

Duket se ka nisur nje lufte e vertete ne merkato ndermjet Interit dhe skuadres londineze te Arsenal. 

Gjithcka e shkruan sot ne numrin e saj te perditshem tabloidi i njohur britanik, Daily Mirror.

Sipas tyre, reflektoret e Interit dhe te Arsenalit jane hedhur totalisht mbi super talentin francez te Rennes.

Po flasim per Ismaila Sarr, sulmuesi qe ka shenuar 3 gola deri me tani ne 7 ndeshjet e para me Rennes ne kete sezon.

Ai eshte ende shume i ri: vetem i datelindjes 1998 dhe interes per te kane shfaqur klubet me te medha te Europes.

Image result for Ismaila Sarr

Skuadra me e interesuar per te deri me tani ka qene Barcelona qe e ndjek ndeshje pas ndeshje por ndonje tentative zyrtare nga blaugranat per lojtarin nuk ka pasur ende dhe pikerisht per kete arsye Interi dhe Arsenal i kane hapur lufte njera-tjetres per te siguruar sherbimet e lojtarit perpara se te hapet nje ankand i vertete per kartonin e tij.

Por perpara se te flasim per nje transferim, nuk duhet te harrohet fakti se Rennes ka bere nje investim teper te rendesishem per lojtarin e ri: e kane blere 17 milione euro nga Metz dhe nuk kane ndermend ta shesin deri ne fund te ketij sezoni ku cmimi pritet te jete shume i larte.

Sipas Daily Mirror, vezhguesit e Interit po e ndjekin situaten e lojtarit me kujdes ndeshje pas ndeshje ne Ligue 1 dhe jane pikerisht ata qe e kane sinjalizuar tek drejtuesit e klubit si nje nga talentet me te mira ne qarkullim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.