Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Te rinjte e Livornos, i ndjekim. Rinovimi? Mendoj per fushen dhe jam i motivuar. Guarin-Milito…

Mazzarri: “Te rinjte e Livornos, i ndjekim. Rinovimi? Mendoj per fushen dhe jam i motivuar. Guarin-Milito…
Xhorxh Gellci

Jemi nje dite para Livorno-Inter, ndeshje shume e rendesishme per Interin e Walter Mazzarrit, qe duhet te harrojne hapin gjysem fals kunder Udineses te enjte. Si gjithmone, tekniku ka folur me gazetaret ne Appiano Gentile dhe fjalet e tij ua sjell inter.al te plota ne shqip.

Nje koment mbi ndeshjen e neserme, ka shume te rinj zikalter te huazuar.
“Ne i testojme gjithmone, i ndjekim dhe e dini qe kemi ne skuader shume lojtare, por ne fushe shkojne vetem 11. Kur ka rrezik te jemi me shume se c’duhet, preferojme qe disa te rinj ti huazojme, ne menyre qe te rriten dhe te kthehen te gatshem. Mbi ndeshjen, duke pare ndeshjet e meparshme, duhet te them te njejtat gjera: te gjitha jane ndeshje te veshtira, kundershtareve u duhen pike per te shpetuar. I njoh motivimet qe kane kur perballen me nje skuader si e jona. Duhet t’i respektojme dhe te fillojme ndeshjen menjehere mire, te vetedijshem qe duhet te gjuajme ne porte.”

Rinovimi juaj kalon edhe nga Europa. Jeni i qete pas takimit?
“Si trajner, kur marr nje detyre, eshte sikur skuadra te ishte e imja. Nuk kam menduar kurre per rinovimin, presidenti na stimulon te gjitheve, une e bej vete dhe nuk mendoj per asgje tjeter pervec ndeshjes. Na mungojne shume pike per motivet qe i njohim te gjithe, duke menduar me pak per golin ndoshta mund te bejme me mire, do e ndjenim me pak presionin. Deri ne fund nuk do mendoj per gje tjeter.”

Cfare mendon per momentin e Guarin?
“Eshte nje lojtar i shkelqyer, por eshte pjese e skuadres, nuk duhet t’i ndryshoje fytyren i vetem ekipit. Nese e hedh gjithmone ne fushe, ka nje arsye. Duhet te mendoj edhe per ndeshjen e ardhshme. Mundohem te perdor edhe lojtaret e tjere, sot do te kete nje stervitje verifikimi dhe neser do te bej zgjedhjet me te mira.”

Ka ndonje te ri te Livornos qe eshte i gatshem?
“Te mos harrojme qe ka akoma 8 ndeshje, qe do te thone shume. Keto vleresime do te behen ne fund. Ate qe mendoj do e them kur shoqeria te ma kerkoje, tani per tani nuk shprehem, jane ceshtje te rezervuara.”

Duke pare veshtiresite e fundit ne shtepi, do te jete nje avantazh qe do te luhet ne Livorno?
“Ne Milano kam ndjere nje publik shume miqesor, do te doja gjithmone te luaja ne shtepi. Kur nje trajner e sheh skuadren qe krijon shume, eshte i kenaqur gjithsesi.”

Ka frike nga ana e arbitrave per te vershellyer penalltine e pare ne favor?
“Njerezit i shohin gjerat, eshte folur shume. Ne fund te vitit do u pergjigjem disa pyetjeve. Tani, me kampionatin ne zhvillim e siper, nuk mund te pergjigjem. Ne fund do te jem ne dispozicion per gjithcka.”

Skuadra ka te njejtat pike te vitit te shkuar. Duhet revolucion ne fund?
“Te njejten pyetje ma bej ne fund, nuk mund te flas per gje tjeter. Me pyesni per ndeshjen, jo per gjerat e tjera. Jam i sinqerte dhe ne fund te vitit do te pergjigjem per gjithcka. E perserit, llogarite behen ne fund.”

Duhet ta konsiderojme Militon nje lojtar ne fund te karrieres?
“Ai eshte pjese e ekipit dhe do e perdor kur ta shoh te arsyeshme. E njoh kampionatin italian dhe ka shume gjera qe ne fund do ua them. Ai eshte pjese e skuadres, dhe ne fund do te nxjerrim konkluzionet per gjithcka.”

Fillimi i ndeshjeve me ritem te ulet dhe ngritje e dukshme ne pjesen e dyte. Motivi?
“Kur kundershtaret te marrin masat, duhet te pershtatesh. Gjate fazes te studimit duhet te jemi me pak taktike, jemi shume te kujdesshem dhe ndonjehere luajme keq. Ne Verona na ka shkuar mire, raste te tjera jo, por nuk eshte e thjeshte.”

Eshte me i forte Napoli i tanishem apo Napoli juaj?
“Keto pyetje ne mes te kampionatit… me pyesni perseri ne fund te vitit.”

Hernanes, si eshte ne kete moment? Po vuan ndeshjet e aferta me njera-tjetren?
“Eshte e vertete, kohet e fundit ka patur nje problem ne kemben e djathte dhe edhe ne Verona ishte i kushtezuar. Pastaj ne pjeset e dyta ka qene me mire. Nese dikush nuk eshte mire, bie ne 45 minutat e dyta, por me te ndodh e kunderta. Megjithate eshte mire, me vjen keq per keto probleme te vogla, megjithate nuk kushtezohem nga ky fakt.”

Cfare pret nga Icardi dhe nga sulmi zikalter?
“Pergjegjesia eshte e te gjitheve. Ka qene nje moment ku shenonin shume lojtare, si lojtaret e krahut ashtu edhe mesfushoret. Pavaresisht nga kush luan, ne do te perdorim te njejtat manovra, me lojtaret e krahut qe shtyjne dhe mbrojtesit qe ngrihen per te gjuajtur me koke. Sa me pak pika referimi te japim, aq me mire eshte, e rendesishme eshte te shenojme.”

Cfare mendon per deklaratat e Thohir ndaj arbitrave?
Mendoheni vete nese do te komentoj deklaratat e presidentit apo te presidentit te nderit.”

Si eshte gjendja e Nagatomos?
“Duhet ta vleresoj akoma per te pare cila eshte gjendja e tij, pastaj do te vendos nese do luaje nga fillimi apo jo. Do e vleresoj neser dhe do e shihni.”

Ne ndeshjen e fundit ka hyre Alvarez: ne Livorno mund te nisni perseri me ate impostim te skuadres?
“Nuk di te them qe tani, e rendesishme eshte qe skuadra te dije te ndryshoje gjate 90 minutave. Futbolli italian eshte i veshtire, ne duhet te mendojme per te fituar, nuk eshte e rendesishme kush shenon. Kur ka hyre Milito, kishim shume lojtare perpara.”

Je me pak i kenaqur nga reparti i sulmit ne krahasim me te shkuaren? Duke patur parasysh qe ne karrieren tuaj i keni bere gjithmone sulmuesit te japin me te miren.
“I vetmi qe mund te vleresohet eshte Palacio, sepse te tjeret praktikisht nuk i kam patur ne dispozicion. Si mund te vleresoj Icardin? Si Militon, diskutim i njejte. Deri ne ardhjen time mendohej qe Alvarez ishte nje sulmues i dyte, kohet e fundit ka luajtur pak dhe duhet te rigjeje formen. I vetmi qe kam patur gjithmone ka qene Rodrigo, dhe ka bere gjithmone mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.