Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Icardi qendron me ne, Gabigol Interesant. Uroj te kenaqim tifozet me lojen e bukur.Juve e pathyeshme? Asgje nuk eshte e pamundur, askush nuk eshte i pathyeshem”.

De Boer: “Icardi qendron me ne, Gabigol Interesant. Uroj te kenaqim tifozet me lojen e bukur.Juve e pathyeshme? Asgje nuk eshte e pamundur, askush nuk eshte i pathyeshem”.
  • On 09/08/2016, 14:26

Pas largimit te Mancini, ne keto momente po behet prezantimi i trajnerit te ri Frank De Boer.

Fillon konferencen Michael Bolingbroke: “Jam i lumtur qe po i uroj mireseardhjen De Boer, ka shume eksperience si futbollist e si trajner, ka luajtur mbi 100 ndeshje ne kombetare e 400 me Ajax. Ne karriere ka fituar pothuajse gjithcka. Ka luajtur edhe per Barcelona, Galatasaray e Rangers. Frank ka fituar 4 tituj rrjesht me Ajax. Presim shume, ka shume entuziazem, na ka bindur te gjitheve, mua, drejtuesit, Tohir dhe Suning. Na pelqen futbolli i tij ofensiv dhe agresiv qe ben diferencen e do bej qe klubi te arrij atje ku meriton. Deshirojme te fitojme te gjitha kompeticionet por mbi te gjitha te rikthehemi ne Champions League. Objektiv ky qe per klubin eshte shume i rendesishem. Kemi lojtare shume te mire por mungojne edhe 2 jave nga fillimi i kampionatit”.

Me pas flet De Boer: “Ne fillim dua te falenderoj Interin per kete mundesi, te gjithe njerzit e Inter, Zhang, Tohir. Per mua eshte shume e rendesishme qe te gjithe duan te cojne klubin atje ku meriton. Kemi deshire te fillojme, jam i emocionuar, dua ti njoh te gjith ketu tek Inter. Dy jave jan pak e duhet te jemi gati, mezi pres per te filluar punen e te fillojme arritjen e objektivave”.

Gjetet nje skuader qe u ndertua per nje tjeter trajner, cfare mendon te besh per te qene menjeher gati? 

“Eshte e qarte qe nuk eshte situata ideale, kemi lojtar te talentuar dhe me eksperience dhe besoj se fal ideve tona dhe asaj qe duam do jemi gati. Nuk kerkojme te ndryshojme gjithcka por kemi filozofine tone. Edhe skuadra duhet te besoj e jam i bindur se do ja arrijme. Shpresoj te jemi shpejt ne rrugen e duhur”.

Kur u kontaktuat per here te pare nga InteR?

“Kemi folur para dy javesh vetem per te kuptuar interesat e te dyja paleve. Agjenti im u vu ne levizje, une u ndjeva i nderuar qe nje klub i madh u interesua per mua”.

Ne filozofine tende besimi ndaj te rinjeve eshte dicka primare, do e praktikoni edhe ketu?

“Vitet e fundit Serie A eshte permiresuar, futbolli qe luhet eshte shume modern nese e krahasojme me 2-3 vite me pare. Duke e pare nga kendveshtrimi teknik situata nuk eshte ajo me e mira. Sot te gjitha skuadrat perdorin module te ndryshme, jan permiresuar dhe eshte nje kampionat shume interesant. Une kam nxjer shume lojtar te rinje por jam i bindur se duhen stervitur edhe lojtaret me ekspert, pasi ata kuptojne edhe me shpejt. Inter eshte i famshem per sektorin e ri dhe nje nga punet e mia do jete qe tju jap nje mundesi ketyre djemeve ne skuadren e pare. Do jete fantastike edhe per ata”.

Nje problem eshte mungesa e nje regjistri te paster, mund te jete Banega? Te duhet dikush tjeter?

“Kemi analizuar grupin me kujdes. Banega eshte nje lojtar qe mund ta bej regjistrin por duhet te shikojme zhvillimin e gjerave. Dua qe per momentin te studioj grupin qe kam, pastaj te vendosim se cfare duhet e cfare jo. ne fillim duke pare Video por edhe ne stervitje. Ne fillim te punes duhet te njoh mire grupin”.

Me blerjet qe ka bere, eshte Juvja e pathyeshme?

“Asgje nuk eshte e pamundur, askush nuk eshte i pathyeshem. Ndonjehere gjerat ndryshojne. Juventus eshte forcuar por objektivi jone do jete te jemi me afer nga sezoni i shkuar. Do japim maksimumin per ti vene ne veshtiresi”.

E keni menduar modulin? Jeni i shqetesuar per shitjen e Icardi. Ke kerkuar perofrcime?

“Ne fillim duhet te mbajme lojtaret qe nuk duhen shitur, Icardi per mua eshte shume i rendesishem dhe do qendroje. Tani eshte e nevojshme te adaptohemi me shpejtesi, duhet te luajme me module te ndryshme. Do ndryshojme ne varesi te kundershtareve, por edhe formes se futbollisteve. Jam i bindur se do ja dalim, mund tja dalim. Jemi te hapur ndaj te gjith moduleve, ndonjehere kjo eshte e rendesishme per te arritur rezultatet”.

Sa kohe te duhet per te futur lojen tende?

“Ky grup ka me shume eksperience ne krahasim me skuadrat e mia te meparshme. Pas pushimeve skuadra nuk eshte ne formen e duhur. Duhet pak kohe por jam i sigurt se te gjithe do pershtaten shume shpejte”.

Pak kohe me pare eshte folur per ju tek Milan. Cfare mund te thoni? 

“Jo jo, apsolutisht jo. E kam lexuar ne internet por nuk ka patur kurre kontakt”

E njihni menyren e jeteses ne Itali?

“Sigurisht kam ardhur disa here me pushime. Kultura eshte e ndryshme, por gjithmon luhet 11 kunder 11, jemi profesionist, vlen vetem te fitojme ndeshjet dhe ate do bejme. Jan lojtar me kombesi te ndryshme,por te gjithe kuptojme pasi jemi profesionist”.

Inter dhe Milan jane ne pronesi nga kinezet. Eshte ky nje rrezik, apo mundesi, cfare mendoni?

“Mendoj se eshte pozitive per futbollin italian, kam pare cfare ka ndodhur ne Premier League, shume klube kane investitor te huaj. Superlega? Duhet te presim, nese do krijohet, Inter do te jete”.

Icardi ka karakteristikat ideale per te qene pyka idela e modulit tuaj?

“Po, 100%. Eshte i ri, mund te rritet akoma me shume dhe ka treguar se eshte fantastik. Mund te punojme shume mire sebashku, sdo kemi asnje problem”.

Ne te ardhmen do sillni tek Inter ndonje nga djaloshat e tu? Cfare mendoni per transferimin e Milik tek Napoli?

“Nuk e di, nuk e di nese Inter deshironte Milik. Per ate Napoli eshte nje hap i madh. Duhet te kuptoj se cfare mungon, ne kemi Icardin ne ate rol, jane e njejta moshe. Nuk me kujtohet qe Inter te kete kerkuar Milik. Jan lojtar te talentuar dhe ata te Ajax mund te luajne ne Serie A ose ne Premier, ndoshta dhe tek Inter”.

FcIn: Deshiron ti dergosh nje mesazh Mancinit?

“Sigurishte deshiroj ti uroj me te mirat ne karrieren e tij, ka bere gjera te medha me Interin ne te shkuaren. Kete here nuk arriti te jepte me te miren por kam respektin me te madh per ate.Eshte nje trjaner i madh”.

“E dini qe publiku i Inter eshte shume kerkues, ndoshta pas dy barazimeve do ju fishkellejne, do ju shqetesojne? Do kerkoni rezultatet apo futbollin e bukur?

“Nese keni qen ne Amsterdam Arena do shikoni qe gjerat jane njelloje, qe nga koha qe isha futbollist nese nuk shenoje brenda 15 min fillonin kundershtimet. Jam mesuar me presionin, rezultatet jan te rendesishme, por me filozofine tone shpresojme te luajm edhe futboll te bukur. Nese bejme bashke rezultatet me lojen e bukur tifozet do jene shume te lumtur,edhe pse rezultatet vlejne me shume”.

Pyetje per Bolingroke: mund te na tregoni motivin e largimit te Mancini?

“Gjeja e pare qe mund te themi eshte se me Roberton kemi qendruar 22 muaj dhe ishte personi i duhur. Muajt e fundit ka sjell rezultate te mira, duke u kualifikuar ne Eurpe. Ishte momenti per te ndryshuar. Ram dakort me Mancinin qe kjo ishte gjeja e duhur dhe i urojme me te miren. Gjeja me e rendesishmeeshte Inter. Jemi ndare ne menyre miqesore me Mancinin”.

Gabigol te pelqente qe tek Ajax? Te pelqen profili i ketij lojtari?

“Mendoj se klube si Inter e Ajax kerkoje gjithmone lojtar kreativ dhe me fantazi, besoj se ai eshte nen vemendjen e te gjithve. Nje lojtar interesant por duhet pare nese kemi mundesi ta marim. Duhet te shikoj se cfare na nevojitet dhe kam shume pak kohe. Gabigol eshte shume interesant”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.