Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta dello Sport – Champions League, nga 2018 kater vende per Italine dhe…

Gazzetta dello Sport – Champions League, nga 2018 kater vende per Italine dhe…
Bujar Berishaj

Ndryshon Champions League dhe ndryshon ne menyre radikale. Ndryshime per te mbrojtur ekipet e medha europiane.

Kete tregon Gazzetta dello Sport qe shpjegon: “Kater vende te sigurta per kampionatet e medhaja, disa skuadra te kualifikuara (eventualisht) per merita historike, ranking e ri, shorte te mbrojtura. Per Superligen eshte akoma heret, por ne tre vjecarin 2018-21 Champions do te ndryshoj. Do te behet nje SuperChampions. Me shume ekskluzive, me me pak klube te vogla dhe me me shume top klube”.

Struktura klasike, 32 ekipe dhe 8 grupe, por ndryshim ne kriteret e kualifikimit, per te bere turneun me te ngjashem me ate te enderruar nga Bayer, Real Madrid etj, edhe pse modeli NBA nuk eshte i mundshem. “Tratativat po vazhdojne prej muajsh, me urgjencen per te mbyllur brenda fundit te vitit dhe pastaj te kalohet te shitja e te drejtave televizive dhe te sponsorizimet. Dhe me objektivin per te rritur te ardhurat (synohet +20%) dhe shperblimet”.

Nderkohe, ja Championsi i ri, me rankingun UEFA per klube qe do te perpunohet ne baze te rezultateve, me objektivin per t’iu garantuar nje vend ekipeve te medha (Inter, Milan, Liverpool, United, Chelsea, Benfica etj) nese, dhe vetem nese, nuk kualifikohen ne baze te kampionatit. “Per kampionatet mesatare (France, Portugali e Rusi) do te kete 2 vende te sigurta.  Ne fund 4-5 vende tjera per kampionatet e vendeve si Ukraina, Belgjika, Holanda, Turqia e Zvicra. Keshtu jemi te 26-27 skuadra. Mungojne edhe 5-6 vende per t’u plotesuar permes play-off ku do te merrnin pjese dhjetera klube”, sakteson Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.