Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

630 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer sulmon Murinhon dhe Interin: “Mou? Karma godet gjithmone. Per sa i perket Interit, ata u treguan te nxituar.”

De Boer sulmon Murinhon dhe Interin: “Mou? Karma godet gjithmone. Per sa i perket Interit, ata u treguan te nxituar.”
Inter Club Staff

Jose Mourinho ne drejtim te tij nuk ka qene aspak i dashur me te duke e konsideruar ne mars te 2018 pas 5 humbjeve radhazi me Crystal Palace si “tranjeri me i keq ne historine e Premier League”.

E keshtu, pas dy vitesh, ka ardhur pjata e ftohte e hakmarrjes nga vete Frank de Boer, ish-tranjer i Interit per pak muaj nga gushti i 2016 deri ne nentor te 2016 per vetem 84 dite.

Ai ne nje interviste per The Guardian ka thene: “Ne ate moment mund ta thoshte sepse me Crystal Palace ka qene nje ecuri shume e keqe.”

“Ne pergjithesi, nuk jam nje njeri qe i pergjigjet ketyre gjerave por koha ka kaluar dhe karma godet gjithmone. E keni pare ku ka perfunduar, pa skuader.”

Pastaj de Boer nuk ka harruar edhe te sulmoje dhe Interin si gjithmone ku nuk para le interviste pa e permendur klubin zikalter.

“Jam i bindur qe nese do te me jepnin me shume kohe, do e kisha permbysur fatin tim. Si tek Interi e si tek Crystal Palace. Me hoqen shume shpejt.”

“Nese do te kisha kohen e duhur, do ja kisha dale te fitoja edhe kupa. Sidomos ne Premier League ku kisha shume ndjesi te mira nga stervitjet. Pastaj ata vendosen te me shkarkojne. Natyrisht nuk eshte nje emocion i bukur, por keshtu ndodhi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.