Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

873 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari italian i Sky zbulon:”Roma ultimatum Interit per Icardin se sdo te paguaje asnje qindarke me shume se 40 milione euro.”

Gazetari italian i Sky zbulon:”Roma ultimatum Interit per Icardin se sdo te paguaje asnje qindarke me shume se 40 milione euro.”
Inter Club Staff

Nje lufte e ashper ka filluar te zhvillohet ne heshtje ndermjet Romes dhe Interit. 

Duket se drejtuesve kryeqytetas nuk i ka ardhur aspak mire qe Interi ka arritur te binde Dzeko te transferohet ne Milano dhe ky i fundit ka vene me shpatulla pas murit Romen.

Tranjeri i Romes, Fonseca, po harxhon shume kohe dhe energji per te bindur Dzekon te qendroje por deri me tani kane qene tentativa pa sukses.

Ai e konsideron Edin Dzeko si sulmuesin perfekt per strategjite e tij sulmuese ne skuadren qe ai ka menduar per sezonin e ardhshem.

Kete gje e ka shpjeguar Sky Sport nepermjet Angelo Mangiante qe insiston per mundesine qe lojtari mund te qendroje vertete ne Rome. Sipas tij, Icardin per Romen tani shihet si nje mundesi por jo si nje investim i rendesishem.

Gazetari i Sky ka thene tekstualisht: “Mendohet se oferta e Romes per Interin do te jete maksimumi 40 milione euro. As edhe nje euro me shume.”

“Ultimatumi ka qene i qarte i drejtuesve te Romes per ata te Interit: nese deshironi, pranoni oferten tone, nese jo, ne nuk do te paguajme asnje qindarke me shume per ju.”

“E nese nuk do te pranohet oferta per Icardi, zikalterit duhet te dorezohen per Dzekon me pas qe Roma nuk do e lere me te largohet ne drejtim te Milanos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.