Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku kritikon ashper shoket e skuadres pas fitores: “Nuk jemi nje skuader e madhe, sot pashe 60 minuta pa…”

Lukaku kritikon ashper shoket e skuadres pas fitores: “Nuk jemi nje skuader e madhe, sot pashe 60 minuta pa…”
Inter Club Staff

Pas vershellimes se fundit te arbitrit La Pennam, Romelu Lukaku, protagonist absolut i ndeshjes ndaj Torinos, ka dhene komentin e tij per mikrofonat e DAZN.

Ai nuk i ka lene menjane aspak kritikat e ashpra ne drejtim te skuadres zikalter edhe pse Interi doli nga fusha me nje fitore.

“Ndershmerisht jua them se nuk jemi nje skuader e madhe, nuk eshte dicka e mire te perjetojme veshtiresi kaq te medha.”

“Kemi luajtur keq per 60 minuta, ishim ne veshtiresi te medha dhe kemi luajtur pa deshire dhe pa nerv ne ato minuta.”

“Me pas jemi zgjuar nga gjumi ku kishim rene dhe kemi fituar kete ndeshje. Kjo eshte e rendesishme, por duhet pune.”

A ndihesh lider i ketij Interi?

“Jo, jam nje lojtar qe dua te ndihmoj shoket e mi. Nuk me pelqen qe te percaktohem si nje lider, ka shume lojtare eksperte per kete pune ketu.”

“Une jam vetem 25 vjec dhe dua te ndihmoj skuadren per te fituar por ne duhet te japim me shume. Sot nuk kemi luajtur nje ndeshje te madhe.”

Lautaro Martinez tha qe je ne momentin me te mire te karrieres tende, bie dakord me te?

“Po, por une kerkoj qe gjithmone te permiresohem dhe te behem nje lojtar i jashtezakonshem, nga ata qe fitojne dicka.”

“Kjo eshte ambicja ime, jam ne nje skuader te madhe me nje tranjer te madh dhe me shok te medhenj.”

Na e shpjegon pak festimin me Lautaron?

“Luajme bashke nje loje me lufte, kete jave do i dhuroj PS5 dhe keshtu do te nise te mesoje edhe ai si te luaje me mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.