Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dejan Stankovic pershendet tifozat zikalter nga inter.it…

Dejan Stankovic pershendet tifozat zikalter nga inter.it…
Xhorxh Gellci

Dragoi pershendet Interin: “Kane qene dhjete vitet me te rendesishme te jetes time. Falenderimi im per Presidentin Moratti qe me ka dhuruar mundesine te fitoj gjithcka me kete fanelle.”

Te dashur tifoze zikalter, ju flet Dragoi juaj me shume emocion dhe kenaqesi.

Nuk e di nese do te gjej fjalet e duhura per t’ju pershendetur dhe falenderuar per gjithcka me keni dhene, duke nisur nga dashuria, besimi dhe sinqeriteti.

Kane qene dhjete vitet me te rendesishme te jetes time. Vite ku jam rritur si njeri dhe me shume kenaqesi, edhe si futbollist.

Une dhe familja ime falenderojme familjen Moratti. Dua te permend emrin e Presidentit ne vecanti, qe me ka dhene mundesine te vesh fanellen e Interit, me te cilen kam patur kenaqesine dhe nderin e madh perpara te gjithash ta vesh, dhe pastaj te fitoj gjithcka qe mund te fitoja.

Ka shume persona me te cilet kam qene shume mire dhe me kete leter dua ti pershendet te gjithe, me keto fjale, duke i pare ne sy, dua t’ju them qe do ngeleni ne zemren time gjithmone, pavaresisht se nuk mundem t’ju permend te gjitheve.

Nuk do te harroj kurre diten kur kam ardhur dhe nuk mundem te harroj prezantimin me Presidentin tone te nderuar Giacinto Facchetti, nje person i madh nen te gjitha aspektet. Foton e asaj dite e mbaj mes kujtimeve me te dashura per mua.

Ate dite ka filluar jeta ime si zikalter.

Ne qofte se mendoj se nuk do e vesh me fanellen e Interit me dalin lot, por kam qene gjithmone i sinqerte dhe lotet e mi jane te verteta, per fat te keq ne jete duhet te ecim dhe te shikojme perpara, ju qe me njihni e dini qe do e bej me krenari dhe vendosmeri te madhe, sic kam bere gjithmone ne jeten time si njeri dhe si atlet.

Ne te gjitha keto vite ne Milano kam luajtur me lojtare te medhenj dhe mbi te gjitha me njerez te medhenj, eshte e veshtire te gjej fjalet e duhura tju falenderoj te gjitheve.

Kam patur nderin te vesh keto ngjyra qe do te ngelen gjithmone ne lekuren time, nuk do mund ti fshij kurre, ashkush nuk mund ta beje.

Me shume dashuri.

Dejan Stankovic.

Marre nga inter.it

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.