Del Piero paralajmeron Interin: “Shorti i Champions League? Per ta merr fund cdo gje nese i del perpara…”
Inter ka humbur ne Madrid dhe tashme po pret shortin e te henes me qetesi, edhe pse perballe pritet te kete nje skuader te veshtire.
Ne kete moment qe po flasim, Inter ka mundesi te perballet me njeren prej: City, Liverpool, Bayern, Lille, United dhe Ajax.
Per kete gje ka folur edhe Alessandro Del Piero i cili ka folur keshtu per shortin e mundshem te Interit ne Champions.
Sipas tij, nese Interit i bie perballe nje skuader ne vecanti, per zikalterit do te merte fund gjithcka menjehere.
“Une mendoj se Interi duhet te beje shume kujdes ne turin e ardhshem. Perballe do te kete skuadra serioze, te forta.”
“Por nese ata marrin Liverpool te henen si kundershtar, mendoj se aty merr fund cdo gje per zikalterit ne Europe.”
“Kjo sepse Liverpool eshte nje skuader qe nuk mund te perballesh dot ne shkurt. Jane shume, shume te forte.”
“I shoh dhe nuk i gjej dot nje pike te dobet si skuader. Jane vertete te forte. Uroj qe te mos i bjere Interit kjo skuader.”