Di Marzio: “Inter vazhdon te negocioj per Candrevan. Alternativa mund te jete…”
Objektivi primar per krahun, Antonio Candreva ne mendimet e Interit.
Lojtari deshiron kalimin tek zikalterit, mirepo nuk ka akord me Lazion. Klubi i Lotitos kerkon 25 milione kurse Suning ka autorizuar Interin per nje shifer prej 18 milione plus bonuse, maksimumi 20 milione euro.
Tani do t’i perkas agjentit qe t’i thote Lotitos qe per shifren qe ai ka kerkuar nuk do te arrij asnje oferte, edhe sepse tratativa me Napolin (24 milione shifra e propozuar) ka deshtuar sepse nuk eshte arritur akordi me lojtarin. Pra po vazhdohet te negociohet ne kerkim te nje akordi.
Alternativa e Candrevas mund te jete Cuadrado, objektiv megjithate i veshtire per t’u arritur. Chelsea tashme ka refuzuar 25 milion mes shifres fikse dhe bonuseve nga Juventus, edhe sepse Conte deshiron ta mbaj lojtarin. Pra per momentin kolumbiani paraqet vetem nje mendim per t’u provuar qe te konkretizohet me kushte te ndryshme.