Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

347 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon: “Doni ta dini se si Ausilio bindi United ta shiste Sanchez me 0 euro? Ja detajet.”

Di Marzio zbulon: “Doni ta dini se si Ausilio bindi United ta shiste Sanchez me 0 euro? Ja detajet.”
Inter Club Staff

“Doni ta dini se si Ausilio bindi United ta shiste Sanchez me 0 euro? Le te rikthehemi se bashku disa muaj ne kohe.”

Keshtu e ka nisur fjalen e tij Di Marzio, i cili tregon keshtu te gjitha detajet e nje tratative te nisur dhe te perfunduar nga Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit.

“Conte ka thene ditet e fundit se ai duhet te gjeje vazhdimesine qe i duhet, ne nivel fizik dhe golash.”

“E ja tek erdhi pergjigja: lojtari shenoi dy gola dhe Interi fale atyre golave mori tre pike teper te rendesishme ne fushen e veshtire te Parmes.”

“Dopieta e Aleixs Sanchez ishte treguesi perfekt se si kiliani eshte i uritur dhe po kalon nje faze te rendesishme te karrieres se tij.”

Lojtari ka ardhur tek Interi ne huazim ne 2019 dhe blerja e kartonit te tij shihej si dicka shume e veshtire duke pare rrogen e lojtarit por edhe koston e kartonit te tij.

Por ne pjesen e fundit te sezonit, ai e kishte bindur Interin qe te investonte tek ai duke e bere keshtu nje tentative.

Por atehere, nuk ishte folur ende me United per kartonin dhe ne ate kohe, United kerkonte me te vertete shume para per ta lene te lire.

Pikerisht per kete moment, Di Marzio futet ne detaje duke treguar nje tratative te rendesishme dhe prapaskenat e saj.

“Ishte korriku 2020. Jemi ne nje hotel ne Courmayeur ku u gjend ne sekret te plote Ausilio, Baccin dhe Judge, njeriu i merkatos se United.”

“Ishte i vetmi vend i mundshem ku ata mund te takoheshin per shkak te rregullave Covid.”

“Duhet te takohemi patjeter, ose ndryshe nuk do te arrijme kurre ne nje marreveshje”, kishin qene fjalet e paleve perpara atij momenti.

“Ate dite, Interi dhe Manchester United kishin kuptuar dicka: o do te arrihej marreveshja, ose nuk do behej asgje. Por gjithcka mbyllej aty”, lexohet ne grandhotelcalciomercato.com.

“Shifra e kerkuar nga klubi anglez ishte ndermjet 15 dhe 20 milione eurove, nje shifer qe Interi nuk e shpenzonte dot.”

“Por rroga e lojtarit peshonte shume ne bilancin e United me 16 milione euro ne sezon.”

“Ishte nje okazion, pavarisht se nuk do te nxirnin nje perfitim te mirefillte. Edhe nuk donin ta falnin, por edhe nuk mund te linin nje shans ti ikte nga dora per tu liruar nga ajo rroge e nje lojtari qe nuk ishte ne planet e skuadres.”

“Ne ate moment, drejtuesit anglez thane me njeri-tjetrin se mbase nje shans i tille nuk vinte me.”

“Pikerisht per kete arsye, ai hapi i lumtur deren per te gjetur nje marreveshje.”

“Keshtu, me 7 milione euro ne sezon per lojtarin dhe zero para te shpenzuara per kartonin e tij, Ausilio gjen marreveshjen qe askush nuk e priste.”

“Per te gjithe ishte nje surprize qe Interi e mori me parameter zero Sanchez, sepse ne ate kohe flitej edhe per United qe nuk do te lejonte lojtarin te luante me ne Europa League se duhet te kthehej.”

“Nderkohe, ne janar Dzeko u ofrua tek Interi. Mbi te gjitha ishte Roma ajo qe propozoi nje shkembim lojtaresh pas problemeve te boshnjakut me Fonsecen.”

“U fol shume per nje shkembim me Sanchez. Por ky i fundi qendroi. E tani Conte shpreson qe te vazhdoje me formen e tij te mire per te mbajtur Interin ne katet e larta te klasifikimit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.