Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

990 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Te korrigjojme gabimet…”

Mazzarri: “Te korrigjojme gabimet…”
Donald Elmazi

Ne prag te ndeshjes Sampdoria-Inter, Walter Mazzarri ka takuar gazetaret ne sallen e shtypit te qendres sportive Appiano Gentile per konferencen e shtypit.

Po ju sjellim fjalet e teknikut:

-Ne pergatitjen e kesaj ndeshje eshte me e rendesishme te kthehesh tek gabimet e bera apo duhet t’i leme pas?

Ka gabime dhe gabime, tekniku korrigjon gabimet e konceptit ne baze te asaj se si e kemi pergatitur ndeshjen. Te marten zakonisht korrigjojme ndeshjen, e bejme per tu permiresuar. Djemte e dine qe kane gabuar individualisht, kur ben nje gabim qe nuk ka te beje me organizimin. Duhet te qendrojme te qete, sepse eshte edhe dicka psikologjike. Cdo ndeshje ka dicka per tu korrigjuar, kjo eshte menyra ime e te punuarit, per te mos gabuar perseri. E kemi bere edhe kete jave.

-Ndeshje te veshtira?

Shume here na ka tradhetuar rezultati. Disa here bejme tonen, eshte nje histori qe perseritet shume here kete vit. Une mendoj me perjashtim te ndonje ndeshje, qe kemi bere lojen tone ne nje fare menyre, keshtu qe mund te perballemi me te gjithe, sic kemi bere gjithmone. Duhet te punojme me veten tone sepse me skuadra te klasifikimit siper edhe poshte e kemi vendosur ne rrjedhen e ndeshjes me nje sjellje te mire apo me pak te mire.

-Keni folur me Icardin?

Sigurisht qe kam folur me te. Po e ndihmojme te rritet, eshte nje test maturimi, duhet te mendoje vetem te luaje, te perqendrohet, duhet te jete i stimuluar. Duhet te marre me te miren nga keto situacione, duhet te kete sjelljen e duhur te nje profesionisti dhe duhet te mendoje vetem te luaje.

-Kovacic? E shikoni si nje pike kyce te Interit te vitit te ardhshem apo duhet akoma te punoje?

Eshte nje talent, nje talent eshte gjithmone nje talent. Une besoj -e kam pare edhe te dielen e shkuar- qe ka kuptuar gjerat qe kemi punuar kete vit. Eshte permiresuar edhe nga ana taktike, eshte permirsuar edhe ne konkluzion, ne fazen aktive dhe pasive, eshte mire, eshte nje kapital i Interit edhe per vitin tjeter, do te jete nje lojtar i rendesishem i skuadres qe do vije, eshte pak por e sigurte.

-Ndeshjet?

Rezultati disa here na ka buzeqeshur disa here jo. Une kam besim ne parqitjet. Shikoj se sa prodhon skuadra ime, kur prodhon, sa raste per gol krijon, sa krijojne te tjeret. Ne kete prizem nuk kam pare kurre skuadren te vuaje ne shume ndeshje, perkundrazi. Ka shume gjera qe kane ndodhur, 4 shtyllat ne nje ndeshje, skuadra arsyeton se bashku, ka nje rrjedhe logjike.

-D’Ambrosio, veshtiresi fizike apo taktike?

Se si i organizoj une anesoret -dhe e kam thene kur e mbaja jashte- ka nevoje per nje proces pershtatshmerie. Nje lojtar i rendesishem, ka bere mire ne klubet e tjera, vjen ne nje skuader ku ka presion dhe ben permiresim ne kualitet, duhet te pershtatet me keto situata. Ka deshire per tu permiresuar, e ardhmja eshte nga ana e tij, po rritet edhe ai.

-Klubet e medha europiane?

Ka ndryshuar politika, kane ndryshuar shume gjera. Eshte nje periudhe tranzicioni, qe tani e tutje duhet te bazohesh me shume ne organizimin e skuadres dhe punen e saj, sepse nuk mund te marresh top-player si skuadrat e tjera. Duhet pare me shume paraqitja dhe rezultati. Duke bere kete mbase dhe ne Itali do kthehemi ne nivele te larta, me nje politike ndryshe nga kjo e viteve te fundit.

-Nuk do te vijne top player?

Besoj se ka njerez qe vleresojne punen qe ben dikush ne baze te atyre qe stervit dhe te asaj qe ka bere. Un mendoj se jam nje trajner qe e ka bazuar karrieren mbi keto koncepte, kaq.

-Grumbullim te parakohshem, se keni bere asnjehere?

Cdo trajner ka menyren e tij te arsyetimit ne baze te grupit qe ka. Nje trajner qe perqafon nje projekt mendon se eshte gjeja me e mire per skuadren e tij..

Atletico si model?

Duhet menduar per te bere keshut. Para disa vitesh e ka bere edhe Barcelona qe ka qene gjithmone nje klub i niveleve te medha. Ka qene nje kohe qe eshte nisur nga te rinjte, nga menyra dhe projekte te tjere.

-Shume justifikime, si mund te lihet jashte nje lojtar?

Sa me lart te shkosh aq me shume flasin per skuadren qe drejton. Duhet fituar shume. Nese ke 25 lojtare dhe luajne 11, ne momentin kur nuk vjen rezultati te kerkojne pse nuk ka luajtur nje lojtar. Ne te shkuaren nje trajner me pyeste gjithmon.

Me nje kalendar te veshtire mund te shkoje me mire?

Kete vit ka qene fati kunder nesh, nuk e dije se cfare do te ndodhte. Une gjithmon kam patur konsideraten qe duhet t’i bejme gjerat mire dhe mos te mendojme per keto gjera. Ajo qe me jep me shume force eshte se duke patur kushtet psiko-fizike mire kemi arritur te bejme paraqitje te mira kunder skuadrave te majes se klasifikimit dhe kunder skuadrave te vogla. Por fatkeqsisht kemi barazuar shume dhe ne fund do bejme nje bilanc per te gjitha.

Cfare iu ka thene Moratti?

Ka momente kur shkon mire edhe momente kur shkon keq. Ai eshte ekspert edhe i rezultateve shume te mira. Na ka bere mire vizita e tij, kemi folur sic flasim gjithmone. Shpesh kemi edhe kontakte telefonike. Gjerat e tjera mbeten midis meje dhe atij.

-Sampdoria po has veshtiresi te shenoje, duhet patur me shume kujdes ne sulm apo ne mbrojtje?

Une kujdesem per te dyja fazat. Faza mbrojtese eshte pak me shume matematike, skuadra qe do te fitoje nuk duhet te lere hapesira. Nje faze mbrojtese e kujdesshme ben qe te funksionoje mire ajo sulmuese. Statistikat e skuadrave te tjera me mire te mos i shohim sepse kunder nesh bejne gola lojtare qe kane kohe pa shenuar.

-Vetem episode?

Ky eshte nje vit kyc, duhen mbledhur te dhena, shume pune. Kur luan mire dhe ke zhbllokuar ndeshjen mendon se mund te fitosh, pastaj humbet tre raste per gol. Nese gjerat ndodhin shpesh nuk mund te thuash fat i keq dhe kaq, do te thote qe kemi difekte nga nje pike veshtrimi.

Ka mundesi qe te luftohet deri ne javen e fundit per nje vend ne Europa League. Interi eshte gati per kete sfide?

Nga menyra se si i vleresoj une gjerat duke pare paraqitjet eshte gati. Eshte nje vit kyc. Shikoj kete vit gjera qe nuk me kane ndodhur kurre, ndeshje ku gabohet shume. Eshte nje vit kyc, tre minuta nga fundi me Livornon kishim dy pike me shume dhe nje penallti me Bolonjen dhe pastaj kemi humbur kater pike. Une e shikoj keshtu. Ne total skuadra shume pak here nuk ka merituar te fitoje, ka patur shume barazime qe duhet te ishin fitore

-Kuota e Pikeve?

Kur kam menduar per kete ceshtje nuk me kane dale asnjehere ne rregull llogarite. Duhet te jemi me cinike, agresive, te kemi adrenaline, te shohim rrezikun. Mendoj se me kete duhet te provojme ti luajme keto ndeshjet e fundit. Llogarite nuk te leverdis ti besh.

-Hernanes si trekuartist?

Eshte nje nga rolet qe ka bere me shume, por megjithate mendojme per te punuar edhe per vitin tjeter kete sezon. Nese luan me lojtare me teknke duhet te mbulohesh mbrapa me shume.

-Mungesa e Mihajlovic ne pankine mund te ndikoje?

Une kam trajnuar ne Genova, ne ndeshje te tilla lojtaret jane te karikuar. Nje trajner ne pankine mund te jape disa keshilla. Mua me ka ndodhur qe jam skualifikuar, por me zevendesin tim gjithsesi kemi fituar, pankina pergatitet me pare.

-Shume lojtare te rrezikuar per tu skualifikuar, i shqetesuar?

Nuk dua te mendoj per kete. Kemi humbur Juan dhe Jonathan qe ishin duke bere mire. Kemi Andreolli dhe Campagnaro qe jane mire, sterviten mire. Ne kete moment nuk mendoj qe duhet te bejme shume llogari, duhet perjetuar dite pas dite dhe te behet formacioni here pas here ne baze te lojtareve qe kam.

-Ndryshoni modul?

Nevojiten lojtare te pershtatshem per te ndryshuar modul. E kam bere kete me Napolin, kjo skuader nderkohe duhet te kuptoje te dy modulet me te cilat kemi luajtur, nuk e shoh skuadren te gatshme. Ne pergatitjen verore dua te stervis skuadren per modulet 4-3-1-2, 4-3-2-1. E kam menduar tashme kete gje. Me Napoli kemi luajtur ndeshjet ne grup me 3-5-2, kunder skuadrave qe kishin mbrojtjen me kater. Rendesi ka organizimi, jo moduli. Juventus me kete modul e eliminuar nga Champions League eshte ne gjysmefinale te Europa League. Varet nga impenjimi i lojtareve, nga lojtaret e krahut qe zgjidhen. Une nuk do te fiksohesha shume mbas moduleve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.