Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon gjithcka: “Doni te dini cfare po ndodh me Brozovic? Ja cfare me ka thene Inter!”

Di Marzio zbulon gjithcka: “Doni te dini cfare po ndodh me Brozovic? Ja cfare me ka thene Inter!”
Inter Club Staff

Gazetari i njohur dhe specialisti i merkatos, Gianluca Di Marzio, diten e djeshme ka dashur te flase per lajmet e fundit ne shtepine Inter.

Ai eshte ndalur me se shumti te situata e dy lojtareve: te ajo e Nicolo Barella dhe te ajo e Marcelo Brozovic, edhe pse jane dy te kunderta ne kete moment.

“Barella e meritonte plotesisht ate kontrate te re qe ka marre. Rroga e tij ishte shume e ulet ne krahasim me cfare ka treguar ne fushen e lojes.”

“Tani do te fitoje nje shifer te konsiderueshme. Marreveshja ishte arritur prej kohesh, qe kur Ausilio dhe agjenti i tij Beltrami i takuan ne Kiev.”

“Lautaro dhe Barella jane ne rregull tani, por ai qe nuk eshte ne rregull me rinovimin eshte pikerisht Marcelo Brozovic.”

“Doni te dini cfare po ndodh me te? Menyra se si ai po paraqitet ne fushe e ben lojtarin si teper thelbesor per Interin dhe prandaj klubi po tenton te rinovoje kontraten e tij.”

“Aktualisht, sipas asaj qe Interi me ka thene, dialogu po vazhdon. Inter nuk e kishte kuptuar mire me ke duhet te fliste deri me sot.”

“Lojtari nuk ka nje agjent dhe klubi e ka pasur te veshtire te kuptoje realisht kush ishte ne qender te tratatives nga ana e Brozovic. Por tani situata eshte me e qarte dhe Inter do te provoje qe te mbylle edhe kete ceshtje. E veshtire por aspak e pamundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.