
Dier: “Interi eshte nje gjigand qe thjesht ka qene ne nje gjum! Do te jete e bukur qe…”
Pas fjaleve nga kampi i Barcelones, komente rreth grupit B ku eshte edhe Interi, arrijne fjale edhe nga Londra, saktesisht nga Eric Dier i Tottenham Hotspur.
“Interi eshte nje lloj gjigandi qe vetem ka qene ne gjum ne vitet e fundit”, jane fjalet me te cilat lojtari i ekipit londinez e pershkruan Interin.
“Tottenham ka nje histori ne Champions League kunder zikalterve dhe do te jete e bukur qe te luajme kunder tyre, edhe kunder PSV qe eshte nje tjeter ekip i madh i Europes”, vazhdon ai.
Pastaj rreth Barcelones ai shton: “Jemi ne Champions League per te luajtur kunder skuadrave me te mira dhe sigurisht qe Barcelona eshte nje prej tyre”.
“Do te jete nje ndeshje fantastike dhe duam te luajme kunder lojtareve me te mire ne bote”, shton ai duke e permbyllur ne fund me kete fjali:
“Megjithate ne nuk duam qe te jete vetem nje prove sepse duam te luftojme me te vertete kunder tyre”.