Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Shorti i CHL? Grup i veshtire, por jemi Interi! Fjalet e Perez? Di te them qe…”

Zanetti: “Shorti i CHL? Grup i veshtire, por jemi Interi! Fjalet e Perez? Di te them qe…”
Bujar Berishaj

Grupin B te Interit ne Champions League e ka komentuar dhe ish-kapiteni zikalter Javier Zanetti qe e ka fituar kete trofe me fanellen zikalter 8 vite me pare.

I intervistuar nga Sky Sport pas shortit te Champions League, Javier Zanetti si zv. president i Interit, ka komentuar keshtu grupin e zikalterve:

“E dime qe ketu ka ekipe shume te forta, kemi nje grup te veshtire por do te pregatitemi mire. I njohim veshtiresite por jemi Interi dhe duhet te mendojme pozitivisht”.

“Messi? Nuk eshte vetem ai, Barcelona ka lojtare te medhenje qe mund te bejne dicka te jashtezakonshme. Jane te mire ne posedim por do te pregatitemi mire dhe do te rrisim nivelin e kualitetit”, ka deklaruar Pupi.

Pastaj ai eshte pyetur edhe per deklaratat e Perez ne nje interviste per shtypin italian, me presidentin spanjoll qe ka thene se nuk i kishte ndodhur kurre qe nje skuader deshiron te marr nje lojtar te tij gratis duke iu referuar kroatit Modric.

“Sinqerisht nuk i kam degjuar keto deklarata, nese i ka thene me te vertete atehere do te vleresojme gjithcka ne zyrat perkatese”.

E ne fund ai ka komentuar edhe fillimin e kampionatit duke shtuar: “Po punojme dhe jemi vetem ne fillim, duhet te gjejme gjendjen fizike. Te shtunen mund te kthehemi te fitorja me Bolognan dhe pastaj do te jete pushimi per te punuar te qete”.

“Nuk e prisja nje fillim te tille por ky eshte futbolli. Megjithate duhet te besojme ne ate qe bejme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.