Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,139 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ditët e Icardit, në mes të grindjes me tifozët dhe kontratës në “stand-by”. City, Liverpool dhe Mou në pritje. Gignac do të jetë pasardhësi?

Ditët e Icardit, në mes të grindjes me tifozët dhe kontratës në “stand-by”. City, Liverpool dhe Mou në pritje. Gignac do të jetë pasardhësi?
Rinor Sopaj

Vazhdon të jetë e hapur mbi tavolinën e Interit cështja e Mauro Icardit, në qendër të polemikave me tifozët dhe gjithmonë e më larg rinovimit me klubin.
Argjentinasi po luan në dy “tavolina”ndërsa në fushë vazhdon shkëlqimin: gola dhe asnjë parregullsi. Për këtë arsye është gabim të krahasohet Maurito me figurën e Balotellit, me fjalë të tjera me atë të një “Bad Boy”Titulli “Bad Boy” dhe ish-lojtari i Sampdorias nuk kanë asgjë të përbashkët.

“Paqja” me tifozët – Të dielën, pas ndeshjes, u bë “armëpushimi” me “Curva Nord”.
“Mauro mendon se për “Curvan” do të mjaftonte një fitore dhe gjithcka të vihet në vendin e vet, ndërsa ultrasit janë ankuar për përshëndetjen e heshtur që i bëri të gjithë stadiumit – shpjegon Gazzetta dello Sport.
Më pas “tonet” janë përmirësuar dhe Mauro ka shpjeguar se e preferon një shqarim privat, pasi që nuk ka nevojë për “gjeste” në stadium.

Rinovimi dhe Gignac – Kujdes tek tema e rinovimit. “Icardi merr më pak se një milion euro dhe Inter i ka propozuar tashmë një rritje page dhe zgjatje të kontratës deri me 2019 (kontrata e tanishmë është valide deri me 2017), por propozimi i tanishëm nuk mjafton.
Jo vetëm për shkak të pagës, por edhe sepse brenda propozimit është një pikë e cila thotë që Mauro do t’i ndajë me klubin të drejtat e imazhit 50 me 50%, ndërsa Mauro nuk dëshiron” – thuhet në Gazzeta dello Sport.

Në Meazza, të dielën mbrëma ishin vëzhgues nga City, Liverpool dhe Chelsea. Ndërsa në Francë i’a japin Interit vendin e parë si destinacion i mundshëm i Gignac, lojtarit që i skadon kontrata me Olympique Marseille në Qershor të këtij viti.
Ndërsa Icardi, mund të largohet për një oferte bazë prej 35 milionësh. Gjithcka është e hapur. Por mos hapni më temën e “Bad Boy”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.