Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

990 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Inter-Bayer Leverkusen, Conte vazhdon te habise me zgjedhjet? Ja formacioni i mundshem, mbetet perseri jashte Eriksen!

Drejt Inter-Bayer Leverkusen, Conte vazhdon te habise me zgjedhjet? Ja formacioni i mundshem, mbetet perseri jashte Eriksen!
Inter Club Staff

Pasi eshte arkivuar ndeshja ndaj Getafes, Interi po projekton me kujdes ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen qe eshte ne program neser ne darke.

Antonio Conte e veshtire se do te ndryshoje shume ndaj gjermaneve, por disa dyshime jane ne mendjen e tij qe tani.

“Perpara Samir Handanovic, te sigurt qe do te luajne De Vrij dhe Bastoni. Ndersa Skriniar qe ka qendruar ne pankine ne 4 nga 5 ndeshjet e fundit, nuk dihet nese do te rikthehet.”

“Ne syte e kontes perpara tij ne kete moment eshte Godin. Dy fitore ne Europa League me Atletico Madrid i japin atij eksperiencen e duhur per kete kompeticion.”

“Dy ndermjet Diego Godin, D’Ambrosio dhe Candreva do te luajne me siguri. Kuotat e D’Ambro jane ne rritje, eshte nje xhol qe di te beje mire edhe ne sulm. Por pritet nje rikthim i Candreves mbase nga minuta e pare.”

“Ne te majte asnje dyshim: Ashley Young qe nga minuta e pare per zikalterit”, tregon La Gazzetta dello Sport.

Po Eriksen? “E veshtire qe Conte te ndryshoje ide per danezin qe nese do te luante, do te ishte trekuartist.”

“Sipas Contes, Eriksen do e nise prape ne pankine dhe me kete zgjedhje ai vazhdon te habise. Por per taranjerin e Interit, mesfusha ne kete moment ka me shume nevoje per muskuj se sa per ide.”

“Prandaj aty pritet te jene nga minuta e pare Barella, Gagliardini dhe Brozovic.”

“Ne sulm nderkohe pak dyshime: Lautaro dhe Lukaku do te jene perseri perkrah njeri-tjetrit me Sanchez gati per tu futur ne pjesen e dyte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.