Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dymbedhjete pike ne dispozicion dhe pese pike avantazh per tu administruar: situata ne garen per Europa League

Dymbedhjete pike ne dispozicion dhe pese pike avantazh per tu administruar: situata ne garen per Europa League
Ardi Deda

Kater ndeshje per te mbrojtur dhe fituar nje vend te rendesishem, ate vend te peste qe vlen kualifikimin per edicionin e ardhshem te Europa League. Presidenti Erick Thohir ka qene i qarte: Europa nuk mund te injorohet, nje klub si Inter nuk mund te qendroje larg nga kupat europiane per dy sezone rradhazi. Edhe pse shikueshmeria dhe te ardhurat ekonomike nga kompeticioni i dyte europian nuk jane te krahasueshme me ato te kompeticionit te pare, sa qe edhe ne shtepine Milan administratori i pergjithshem Galliani nuk e ka pasur te veshtire ta konsideroje ‘joekonomik’. Manjati indonezian kerkon me cdo kusht vendin e peste, objektiv minimal qe i eshte vene Walter Mazzarrit per te fituar konfirmimin ne pankinen zikalter.

Pese pike per tu administruar – Inter ne kete moment ndodhet pikerisht ne vendin e peste, dy pike larg vendit te katert te zene nga Fiorentina qe mund te jete e shperqendruar nga finalja e Kupes se Italise kunder Napolit dhe pese pike siper Milanit dhe Parmes, qe ne kete moment ndajne se bashku vendin e gjashte. Pese pike per tu administruar me kater ndeshje ndeshje ne dispozicion duket nje objektiv i siguruar per zikaltrit, qe ne javet e fundit kane rigjetur rezultate te rendesishme edhe pse duke treguar nje paqartesi shqetesuese gjate 90 minutave. Megjithate, kalendari eshte ai qe te ben te dridhesh vetem duke lexuar emrat e kundershtareve dhe kualifikimi ne kete rast nuk duket me dhe aq i sigurte.

Kalendar elektrizues – Formacioni i Walter Mazzarri ka kaluar me sukses proven e dy transfertave kunder Sampdorias dhe Parmes, nga te cilat ka marre 6 pike ne nje menyre pak te papritur (sidomos suksesi i papritur ne Tardini, ku Inter nuk fitonte qe nga ndeshja ku fitonte titullin ne 2008). Por me e veshtira nuk ka kaluar. Ne javen e ardhshme ne San Siro vjen Napoli te ish trajnerit Rafa Benitez, ndeshje e komplikuar edhe per shkak te rrezikshmerise se kundershtarit dhe faktit qe duhet ta perballojme pa pjesen me te madhe te mbrojtjes titullare. Mund te jete favorizues per zikaltrit fakti qe Napoli mund te mendoje per sfiden ne finalen e Kupes se Italise, duke pare qe kampionati nuk ka me asgje per te thene per napoletanet. Ne javen tjeter zikalterit me pas do te luajne gjitchka ne derbin kunder Milanit, qe tani eshte bere rival direkt. Kuqezinjte vijne nga pese fitore rradhazi. Me pas kemi akoma nje ndeshje direkte ne javen e parafundit te kampionatit, ku ne San Siro vjen Lazio, nderkohe ne javen e fundit do te ndeshemi me Chievon.

Rivalet? – Ne leter duket qe Parma eshte me shume e favorizuar nga kalendari. Pas humbjes kunder zikalterve, ne fakt, ata do te kene shume mundesi per tu ringritur dhe per tu kthyer ne gare duke luajtur kunder kundershtareve tashme pa asnje objektiv ne kampionat (Cagliari, Sampdoria, Torino dhe Livorno). Milani ne javen e ardhshme do te luaje ne Rome (skuader qe e ka siguruar vendin e dyte per Champions League dhe tashme e pamotivuar), me pas do te luhet derbi, dhe ne fund Atalanta dhe Sassuolo. Duken tashme jashte gares per Europen, Lazio dhe Torino: te shumta kundershtaret perpara, shume jane dhe shtate piket per tu rekuperuar ndaj zikalterve. Por ne javet e fundit mund te ndodhe gjithcka. E mbyllim me nje te dhene: Inter, ne rast se perfundon me pike te barabarta, do te ishte ne avantazh kunder Fiorentines dhe Parmes ne pritje per te kuptuar se si do te perfundojne takimet direkte kunder Milanit dhe Lazio.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.