Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dzeko qendron i pari ne liste. Me pas Obi Mikel ose Casemiro

Dzeko qendron i pari ne liste. Me pas Obi Mikel ose Casemiro
Ardi Deda

Numri i sotem i Gazzetta dello Sport analizon situaten mbi objektivat ne merkaton e Interit, vecanerisht ato qe lidhen me sulmin. “Alvaro Morata – lexohet – eshte gjithmone ne mendimet e zikalterve (me klauzolen e riblerjes nga ana e Realit) por eshte e qarte se nese behen konkrete mundesite per te arritur tek Dzeko (i preferuari), cdo perpjekje do te drejtohet tek boshnjaku. Torres? Duhet pare nese Chelsea deshiron ta shese dhe nese lojtari eshte i bindur per te lene Chelsea per te luajtur ne Europa League me Interin dhe nuk perjashtohet nje rikthim i mundshem ne Spanje”.

Por nuk eshte i vetmi aspekt qe ka dalur nga mbledhja e te premtes e mbajtur midis Thohir, Mazzarri, drejtuesit sportiv Ausilio dhe drejtorit te pergjithshem Fassone: “objektivat dihen, nje lojtar i krahut te djathte (nuk jane te interesuar per Carlinhos te Fluminense, i cili nder te tjera luan ne krahun e majte), nje mesfushor qendror dhe nje sulmues me te pakten 15 gola ne sezon. Duke qendruar ne mesfushe, nuk jane braktisur pistat qe lidhen me Xhaka dhe Casemiro, i cili nuk po luan me titullar me Real Madridin.

Nderkohe nga Anglia vjen nje hapje e rendesishme ndaj mundesise te ardhjes se Obi Mikel. Sic raporton Mirror, nigeriani i ka komunikuar drejtuesve te Chelsea deshiren per te ndryshuar ambient ne fund te vitit. Mesfushori kerkon te largohet vetem me ane te huase, duke pare kontraten e tij qe shkon deri ne 2017. Mesfushori qendror eshte nje nga te preferuarit per Interin.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.