Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Dalin rezultatet e kontrolleve mjekesore per Lautaro Martinez: ai do te mungoje…

E FUNDIT – Dalin rezultatet e kontrolleve mjekesore per Lautaro Martinez: ai do te mungoje…
Inter Club Staff

Lautaro Martinez ka humbur ndeshjen ndaj Bolognes fundjaven qe shkoi pikerisht per shkak te nje demtimi te pesuar pak perpara fillimit te ndeshjes. 

Kjo gje i ndaloi atij te zbriste ne fushe e te zevendesonte pikerisht Mauro Icardin, edhe ai i demtuar gjate nxemjes perpara ndeshjes me Bolognes.

Por Lautaro Martinez, pavarsisht demtimit, u grumbullua ne kombetaren e argjentines por nuk ja doli te luante per shkak te demtimit te pesuar nje jave me pare dhe ditet e djeshme eshte kthyer ne Milano.

Ai sot ka kryer vizitat mjekesore perkatese per te pare shkallen dhe llojin e demtimit te tij me ane te nje rezonance magnetike.

Per kete, Interi ka bere nje komunikate pak minuta me pare:

“MILANO – Lautaro Martinez i eshte nenshtruar kete mengjes nje rezonance magnetike ne Klinken Humanitas di Rozzano.”

“Vazhdojne problemet ne kemben e majte te tij (nje hematome), problem i cili e ka lene jashte edhe nga ndeshja ndaj Bolognes por edhe per ndeshjet e programuara me Kombetaren Argjentinase.”

“Kushtet e Lautaro Martinez do te rivleresohen ne ditet ne vazhdim.”

Kjo ka qene komunikata e Interit, por sipas asaj qe ben me dije Sky Sport, ai do te mungoje maksimumi nje jave nese cdo gje shkon sipas planit dhe mund te humbase vetem ndeshjen ndaj Parmes.

Mbase Lautaro do te jete i gatshem per ndeshjen ndaj Tottenham ne San Siro te marten qe vjen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.