Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fassone: “Nuk jap doreheqjen. Dua te ndihmoj Interin. Ja strategjia. Dhe me Juven…”

Fassone: “Nuk jap doreheqjen. Dua te ndihmoj Interin. Ja strategjia. Dhe me Juven…”
Xhorxh Gellci

Jashte zyrave te Interit ka folur drejtori i pergjithshem Marco Fassone: “Nga ana e shoqerise, mendoj se komunikata zyrtare paraqet ate vendim qe kemi marre diten e sotme. Persa i perket kontestimit, duhen degjuar tifozet, kemi takuar disa perfaqesues te tyre, duke shpjeguar strategjite e shoqerise, impenjimin qe po vendosim per te kaluar nje moment te vecante, nje ndryshim pronesie epokal, nje moment veshtiresie ne fushe. Ka qene nje takim shume civil, une shpresoj qe une dhe Ausilio u kemi dhene atyre shpjegimet e duhura dhe qe neser te rifillohet te punohet perseri mbi projektin qe duhet ta ktheje Interin perseri fitues.”

JUVENTUS – “Shpresoj qe raportet nuk u kompromentuam, ua kemi komunikuar atyre te pareve vendimin tone. Na vjen keq qe e kane quajtur komunikaten tone jo te pranueshme, te shohim cfare do te thone neser.”

VENDIMI – “Kemi bere nje vleresim, te gjithe se bashku, drejtuesit dhe shoqeria. Ne fund kushtet, si teknike dhe ekonomike te tratatives na dukeshin jo koerente, prandaj kemi vendosur te mos vazhdojme.”

PSE STOPIMI PAS VIZITAVE MJEKESORE – “Vleresimet kane filluar dje gjate mbasdites, kemi reflektuar per 24 ore dhe kemi marre kete vendim.”

GUARIN – “Nuk do te vije ne stervitje? Nuk kam degjuar akoma reaksione nga ana e lojtarit. Kujdesen Branca dhe Ausilio per kete. Do te shohim neser cdo te bejme.”

DOREHEQJE – “Jo, jo, absolutisht jo. Tani me shume se kurre dua te tregoj qe roli qe kam eshte te drejtoj kete shoqeri, ta coj sa me lart, te rregulloj bolancin, dhe ta bej te fitoje ne fushe. Eshte nje sfide profesionale shum e rendesishme per mua dhe do jap maksimumin.”

PERMIRESIM I RAPORTIT ME TIFOZET – “Me dialog, duke folur, mendoj qe takimi i sotem ka sherbyer per te kuptuar cfare po bejme dhe cili eshte projekti. Disa here mungesa e komunikimit luan rol negativ ne kete drejtim. Kur flitet qarte dhe shpjegohen gjerat, kuptohen, pastaj mund te kete edhe mosmarreveshje. Nje menaxher nuk mund te arsyetoje gjithmone me mendjen e tifozit.”

SHUMA E PARAVE QE DO I SHKONTE INTERIT – “Ka patur nje seri vleresimesh, ekonomike dhe teknike. E dini qe jane gjera mjaft komplekse, duhen vleresuar te gjitha se bashku dhe ne fund vleresimi te jete ai i duhuri per shoqerine.”

MERKATO – “Ne do kerkojme ne keto 10 dite te rishikojme strategjine qe kishim, te bejme operacionet e duhura per t’u perforcuar duke patur parasysh Fair Play-n Financiar, dhe ky vit eshte dukshem shume restriktues…”

PRESIDENTI LARG – “Eshte zakon ne futbollin tone. Futbolli tone parashikon gjithmone nje president shume te forte dhe te impenjuar ne menaxhimin e shoqerise, vecanerisht presidenti Moratti ishte shume prezent ne kete drejtim. Si ne te gjithe ndryshimet, duhet te mesohesh me strukturen. Po arsyetojme dhe ne ditet e ardhshme do te bejme hapa perpara edhe ne kete drejtim.”

TAKIMI ME TIFOZET – “Ajo qe kemi thene ngelet mes nesh. Kishim per te sqaruar dhe per te shpjeguar gjera qe ndoshta nuk ishin komunikuar shume mire. Mbi disa pika mund te ngelemi ne distance por une besoj qe jemi kuptuar. Ka patur shume vemendje, ashtu sic i kam kushtuar une shume vemendje une te kuptoj ndjenjat e tifozeve te Interit dhe ku ndoshta ndonjehere kam qene i pakujdesshem.”

IMPAKTI MEDIATIK – “Ka shume arsye qe na kane cuar ne kete vendim: teknike, ekonomike dhe ambjentale. Kemi reflektuar dhe besoj qe ky eshte vendimi me i drejte.”

MAZZARRI – “Kemi folur natyrisht edhe me trajnerin. Flasim mbi gjithcka dhe kemi ndare se bashku edhe kete vendim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.