Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Federata Italiane po tenton paqen me Inter, Milan dhe Juventus? “Ja cfare po ndodh: ata…”

E FUNDIT – Federata Italiane po tenton paqen me Inter, Milan dhe Juventus? “Ja cfare po ndodh: ata…”
Inter Club Staff

Momente delikate ne futboll pas zyrtarizimit te themelimit te Superliges Europiane te Futbollit nga 12 nder klubet me te rendesishme te Europes.

Ashtu si do te ishte normale, eshte ngritur nje pluhur i madh ne nivel nderkombetar dhe ne Itali natyrisht.

Tre klubet me te medha italiane, Inter, Milan dhe Juventus kane perfunduar ne shenjestren e sulmeve per kete vendim.

Por diten e djeshme nuk ka ndodhur dicka e lehte aas ne Ligen e Serie A, ku ka pasur perplasje te forta ndermjet klubeve.

Tre klubet qe jane ne kete projekt kane perseritur se behet fjale per nje rrugetim qe ska nisur ende dhe se po presin dialog me UEFA dhe FIFA nderkohe qe klubet e tjera e Serie A kane kerkuar shpjegime per te gjithe kete.

Nderkohe, sipas asaj qe ben me dije La Gazzetta dello Sport, asnje nga keto klube nuk deshiron te largohet nga Liga e Serie A.

Ata kane mbeshtetur edhe idene se ky operacion mund te sjelle edhe avantazhe per te gjitha klubet e tjera, jo vetem per ata.

Me shume mundesi ne asamblene e dites se sotme do shihet me mire edhe prezenca e tyre e do te kuptohet edhe si do te evoloje gjithcka.

Liga e Serie A dhe ne vecanti presidenti i saj Dal Pino duket se ka si ide qe te afrohet me klubet pavarsisht kesaj. Humbja e tre skuadrave me te rendesishme do te ishte nje hipoteze qe nuk i sherben askujt.

Gravina ka qene shume i qarte nderkohe ne refuzimin e Superliges dhe pretendon se kjo do te nxjere jashte Federates tre skuadrat Italiane ashtu si kerkon edhe UEFA.

Por ne kete moment, Federata duhet te shohe mire bazen ligjore. Nuk mund te merren vendime te tilla per deshire te UEFA-s apo te ndonje Presidenti.

Edhe tema e perjashtimit te lojtareve nga kombetaret respektive qe marrin pjese ne Europian dhe Boteror duket shume pa baza.

Prandaj, do duhet te pritet edhe pak. Por lajmi ne kete moment eshte se Liga e Serie A nuk deshiron te humbase kurresesi tre klubet e saj me te rendesishme e nuk mund t’ja lejoje vetes kete gje ne radhe te pare per ceshtje te drejtas televizive.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.