Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rummenige flet teper i trishtuar: “Superliga? Jam i merzitur. Thuhet se edhe Interi im…”

Rummenige flet teper i trishtuar: “Superliga? Jam i merzitur. Thuhet se edhe Interi im…”
Inter Club Staff

“Me te vertete nje rremuje e madhe”. Karl-Heinz Rummenigge e ka lene menjane anen e tij proverbiale per te komentuar ate qe po ndodh ne futbollin europian dhe ai eshte pare shume i trishtuar.

Ish-sulmuesi i Interit, sot drejtues shume i rendesishem i Bayern Munich, ka dhene nje interviste te shkurter per Corriere della Sera.

SUPERLIGA – “Flitej prej dhjete vitesh dhe kemi vendosur gjithmone qe te mbajme modelin ekzistues.”

“Pastaj Covid19 demtoi te gjithe futbollin europian. Disa klube kane menduar se ky ishte momenti i duhur. Dhe ka lindur kjo rremuje e madhe, jam i merzitur…”

ZGJIDHJA – “Te reduktohen kostot. Rruga nuk mund te jete ajo qe te fitohet me shume dhe te paguash akoma me shume lojtaret dhe agjentet.”

“E kemi ekzagjeruar. Eshte momenti te bejme nje futboll me pak arrogant.”

“Te parakalohet Super Champions? Jo, ajo e 2024 nuk mund te parakalohet, sepse te drejtat e marketingut jane shitur tashme.”

“Reformat jane konfirmuar ne 2024. Te premten edhe vete Agnelli ishte dakord.”

INTER – “Flitet se edhe Interi im eshte ne kete mes. Ata kane probleme financiare dhe mbase mendojne se mund ti zgjidhin keshtu.”

“Fitimi qe vjen nga Superliga duket shume i madh. Por nuk e di nese i shton problemet apo i zgjidh. Une nuk e besoj se i zgjidh.”

BAYERN JASHTE – “Nuk jemi brenda sepse nuk duam te jemi pjese. Jemi te lumtur qe luajme ne Bunselige.”

“Jemi te lumtur qe lujame ne Champions League e te mos harrojme edhe pergjegjesine qe kemi ndaj tifozeve tane qe jane ngritur te gjithe ne kembe kunder nje reforme te tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.