Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, flet agjenti i Lautaros: “Pergenjeshtroj gjithcka cfare eshte folur dje ne media. Nuk kame thene kurre qe e dua tek Barcelona.”

E FUNDIT, flet agjenti i Lautaros: “Pergenjeshtroj gjithcka cfare eshte folur dje ne media. Nuk kame thene kurre qe e dua tek Barcelona.”
Inter Club Staff

Kane bere jo pak xhiron e rrjeteve sociale dhe te mediave italiane diten e djeshme fjalet e Beto Yaque, agjenti i Lautaro Martinez i cili dje u perfol se kishte thene se deshiron ta shikoje Lautaron tek Barcelona perkrah Lionel Messit.

Por me sa duket, realiteti eshte totalisht nje tjeter. Agjenti i lojtarit ka folur per FcInterNews.it dhe ka deshiruar te shpejegoje gjithcka.

“Me eshte pyetur nese a do doja qe nje dite ta shikoja Lautaron te luante me Messin. Natyrisht qe u pergjigja po.”

“Tani me thoni ju: kush eshte ai qe nuk do te donte te luante me Lionel Messin, a ka ndonje ne rruzullin tokesor?”

“Nuk mendoj se ka. Prandaj une jam i lumtur nese te dy luajne bashke tek Argjentina, por nuk dua absolutisht qe ai te shkoje tek Barcelona. Jam keqinterpretuar per ato qe kam thene.”

Por Yaque vazhdon edhe me tej duke shprehur se Lautaro eshte shume i kenaqur me Interin.

“Lautaro eshte shume i lumtur tek Interi, deshiron te beje gjera te rendesishme aty dhe te fitoje trofe.”

“Keshtu qe tani qe skuadra eshte edhe me shume kompetitive ai eshte me i lumtur se kurre per te tashmen dhe te ardhmen e tij aty.”

“Nuk ka asnje mundesi qe ai te largohet. Zero. Por e perseris edhe qe ai eshte shume i lumtur ne Milano.”

“Antonio Conte e vlereson shume dhe skuadra eshte e forte. Deshiron te qendroje, keshtu qe te mos krijojme ceshtje qe nuk ekzistojne.”

Prokuratori nuk ndalet me aq dhe shton: “Kur Martinez ka firmosur per Interin, kishte disa skuadra te ndryshme qe e kerkonin.”

“Kam qene une ai qe i ka keshilluar te shkoje tek Interi dhe te pranoje projektin zikalter. Ai ka qene qe ne fillim entuziast.”

“Sic e kam thene edhe me pare, ne kete moment eshte me i lumtur se kurre tek Interi.”

Nderkohe, ai e mbyll fjalen e tij me nje zbulim qe do te kenaqe edhe tifozet zikalter: “Rinovimi? Kemi pasur disa takime me Piero Ausilion.”

“Ne fund te tetorit do te rikthehem ne Milano per te vendosur detajet e fundit. A do te hiqet klauzola? Nuk mund te jem kaq specifik qe tani, por mund te garantoj qe si une por edhe Lautaro jemi shume te gatshem te rinovojme kontraten me Interin.”

“Ka deshire te mire per te bere kete gje nga te dyja palet. Jemi te sigurt qe Interi i ka dhene shume atij dhe do te vazhdoje ti jape per te ardhmen sportive te lojtarit. Interi per te eshte nje siguri ne kete moment. Martinez deshiron te jete nje nga protagonistet e triumfeve qe jane projektuar ne shtepine zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.