Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, FLET MAROTTA: “Brozo, Icardi, Luis Alberto dhe merkato: ja si jane gjerat. Inzaghi eshte…”

E FUNDIT, FLET MAROTTA: “Brozo, Icardi, Luis Alberto dhe merkato: ja si jane gjerat. Inzaghi eshte…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, Beppe Marotta ka qene prezent ne puntaten e fundit te 90° Minuto, program historik i RAI.

Ai eshte lidhur direkt nga selia e Interit dhe ka folur per situaten tek Interi dhe per mardhenien qe Interi ka ne kete moment me Inzaghin.

Keto kane qene fjalet e plota ne shqip te administratorit te deleguar te Interit:

INZAGHI – “Inzaghi? E imagjinoja me shume ne veshtiresi. Por ne realitet eshte futur menjehere ne ambientin tone, eshte mbeshtetur nga drejtuesit.”

“Ka arritur te tregoje vleren e tij dhe sot perfaqeson nje vlere te shtuar te anes teknike tek Interi.”

STUHIA E VERES – “Ne vere kemi pasur disa turbolenca por kemi gjetur yllin tone pola qe eshte Inzaghi dhe kemi punuar fort me te.”

“Kemi pare largimin e Contes, Lukaku dhe Hakimi pertej problemit te Eriksen, por Inzaghi ka piunuar me se miri.”

YLLI I DYTE – Eshte objektivi qe te gjithe i kemi vendosur vetes dhe qe duam te arrijme.”

CONTE – “Conte eshte penduar? Nuk besoj. Nuk duhet te mendohet me per te kaluaren. MEndoj se ai ka dashur te jape maksimumin tek ne dhe e ka bere kete gje.”

“Puna e tij ka qene e madhe, ashtu si eshte edhe e Inzaghit sot. Duam qe te perserisim fitoren e vjetshme, duam ta bejme kete gje per tifozet tane dhe per pronaret tane.”

ICARDI – “Icardi te Juventus? Italia nuk eshte me Eldorado e futbollit. Sot jemi nje kampionat tranzicioni. Normale qe nese kthehen ketu lojtare te rendesishem, eshte dicka shume e mire.”

“Per te nuk flas, eshte nje lojtar i PSG. Ne jemi te lumtur me lojtaret qe kemi ne dispozicion.”

PERBALLJA ME BARONEN – “Ne Asamble i kam thene ate qe duhet ti thoja. Inter per transparence, ka treguar gjithcka ashtu si eshte.”

“I kam kerkuar qe te ule dozen e daljeve jo te kendeshme sa me shume. Ne kemi respektuar detyrat tona dhe kerkojme respekt.”

BROZOVIC – “Kemi disa tema per tu perballur. Jemi te lumtur per lojtaret qe jane ne skadence dhe me ta kemi nisur disa negociata qe shpresojme ti mbyllim sa me shpejt pozitivisht.”

“Ai ka treguar deshiren e tij per te qendruar tek Interi. Duhet te gjejme marreveshjen ekonomike por jam optimist.”

LUIS ALBERTO – “Eshte shpejt shume, nuk dua te flas per te ardhmen. Do te flasim per keto gjera kur te jete koha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.