Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

886 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, ore super decizive per Sanchez: ne keto minuta ka mberritur ne Appiano edhe avokati Capellini

E FUNDIT – Inter, ore super decizive per Sanchez: ne keto minuta ka mberritur ne Appiano edhe avokati Capellini
Inter Club Staff

Jane ore shume te rendesishme keto qe po flasim tani per kalimin e Alexis Sanchez tek Interi.

Pak minuta me pare, ne Appiano Gentile me sa duket ka mberritur nje person qe vjen shume rralle ne ambjentet zikalter: behet fjale per avokatin e Interit, Capellini.

Por pse eshte e rendesishme prezenca e tij sot ne Appiano Gentile? 

Gjithcka e shpjegon me detaje ne keto minuta Sky Sport ne edicionin e saj special per ardhjen e Alexis Sanchez.

Sky Sport shkruan: “Nuk eshte nje prezence per tu nenvleresuar ajo e avokatit te Interit ne Appiano Gentile. Ai eshte nje person qe merret ekskluzivisht me kontratat e lojtareve dhe eshte gjithmone prezent ne momentet finale te cdo transferimi.”

“Ne kete moment pas tij kane ardhur edhe te gjithe drejtuesit e tjere. Mund te kete nje kontakt final me Manchester United ku mund te merret dhe drita jeshile finale per transferimin e tij.”

“Jemi ne nje faze te tratatives ku nuk pritet te kete komplikacione per asnje nga palet. Lojtari mund te vije qe sot ne Milano. Jemi me te vertete ne kohet me te nxehta te tratatives.”

“Kujtojme se marreveshja ndermjet Interit dhe Manchester United eshte mbyllur nepermjet nje video call dhe tashme nuk eshte me e nevojshme qe drejtuesit te udhetojne per te mbyllur marreveshjet. Ne kete moment agjenti i lojtarit Felicevich eshte i deleguar nga Interi per ti perfaqesuar ne tratativen me United.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.