E FUNDIT, MAROTTA DEL NE MBROJTJE TE INZAGHIT: “E mbani mend cfare ndodhi me Conten? Ne do…”
Beppe Marotta, gjate dites se djeshme, ka qene prezent dhe i ftuar nga ish-presidenti i Interit, Ernesto Pellgrini, bashke me kampionet e Kupes Uefa 1991.
Administratori i deleguar i Interit eshte ndalur pak fare edhe te kriza aktuale e Interit qe ka disa jave qe ka filluar.
Ai ka dale keshtu hapur ne mbrojtje te Simone Inzaghit dhe ka kujtuar qarte edhe sezonin e dyte te Contes ne drejtim te Interit.
Keto kane qene fjalet e tij: “Shikoni, sot nese shihni me kujdes, Inter ka te njejtat pike qe ka pasur ne vitin e Scudettos”.
“Ka qene sezoni i dyte i Antonio Contes me Interin, viti qe Inter ngriti ne qiell Scudetton: ka pasur 12 pike ne total”.
“Pas shtate javesh, kemi shenuar tre gola me shume dhe ka pesuar plot 11 gola, po aq shume sa ate sezon”.
“Prandaj jam shume i bindur se pas kesaj ndalese per kombetaret, ky Inter do ja dale dhe do te ringrihet”.
Keto kane qene fjalet e Marottes keshtu qe ne menyre te hapur ka dale ne ndihme dhe ne mbrojtje te Inzaghit qe ka qene njeriu me i kritikuar tek Inter ne kete moment.