Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA C&F: “Mund mendohet te anullohet Superkupa e Italise? Inter dhe Juventusit duan qe…”

E FUNDIT NGA C&F: “Mund mendohet te anullohet Superkupa e Italise? Inter dhe Juventusit duan qe…”
Inter Club Staff

Me sa duket Pandemia vazhdon te prishe planet e tifozeve dhe te klubeve ne kampionatet me te medha Europiane.

Keshtu, pas vendimit te fundit te Qeverise Italiane per uljen e kapacitetit neper stadiume nga 75% ne 50%, Inter dhe Juventus po vleresojne nje mundesi te re.

Sipas asaj qe tregon sot Calcio e Finanza, Inter dhe Juventus po mendojne qe te shtyne Superkupen e Italise qe eshte ne program te luhet ne 12 janar.

“Ideja eshte ajo qe te shtyhet kjo ndeshje ne fund te sezonit, me shpresen se emergjenca e pandemise do te kete kaluar.”

“Kur u vendos qe kjo ndeshje te luhej ne San Siro, u mendua fillimisht se kjo ndeshje do te luhej me 100% spektatore, por me pas numri u stabilizua ne 75% dhe sot kemi arritur te 50%.”

“Tani, Keshilli i Ministrave ka vendosur nje rregull te ri duke e cuar ne 50% kapacitetin maksimal te stadiumeve.”

“Kjo ka bere qe Inter dhe Juventus ta mendojne seriozisht kete hipoteze. Vendimi natyrisht varet edhe nga sponsorat, dhe me uljen e kapacitetit, ata mund te jene dakord me shtyrjen.”

“Nga Liga Italiane behet me dije se fillimisht kjo ide nuk ka gjetur mbeshtetje per shkak te kalendarit te ngjeshur, por situata eshte ne zhvillim e siper.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.