Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Bastoni largon te gjithe zerat: “Kam dy vite kontrate. Do shkoj me pushime dhe pastaj direkt do…”

Inter, Bastoni largon te gjithe zerat: “Kam dy vite kontrate. Do shkoj me pushime dhe pastaj direkt do…”
Inter Club Staff

Prezent diten e djeshme per 90 minutan e fushen e lojes ne fitoren ndaj Hungarise, mbrojtesi i Italise dhe Interit, Alessandro Bastoni ka folur per mikrofonat e Rai Sport.

“Te gjitha ndeshjet jane shume te veshtira. E kemi pare shume mire se vetem tre dite me pare Hungaria ka mundur Angline.”

“Ne jemi te zotet kur jemi te perqendruar, ishte nje ndeshje e veshtire. Te gjitha ndeshjet duhet te vuash per te marre rezultat.”

“Mund te kishim bere golin e trete por ne fund kishte rendesi te fitonim. Per ne ishte shume e rendesishme kjo.”

“Une nje nga te rinjte me interesant te kombetares? Jam i ri dhe jam 23 vjec, por kam eksperience nga aventura me Interin.”

“Une kerkoj te jap nje dore ashtu si mundem. Kerkoj te transmetoj ate qe me kane mesuar qe femije e deri me tani.”

Nderkohe, gjithcka mbyllet me nje pyetje per te ardhmen dhe per zerat per nje largim ne Premier League:

“Une kam dy vite kontrate me Interin, jam super i qete. Klubi nuk me ka komunikuar asgje. Prandaj do te mbaroj ndeshjet me Kombetaren dhe do te shkoj me pushime.”

“E me pas direkt do te rikthehem ne Appiano Gentile me Interin, si gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.